Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 44
Përktheu: Valdet Gashi
Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
20 – Ai ka qenë Zot (er-Rrabb) kur nuk ka pasur qenie ekzistuese nën sundimin e Tij. Ai ishte Krijuesi kur asgjë e krijuar nuk ekzistonte.
Shpjegimi
Ai ishte Zotëri edhe para se diçka të ekzistonte. Zot d.m.th. Sundues, Korrigjues dhe Posedues, këto cilësi janë të pandashme nga qenia (vetja) e Tij. Ai përshkruhet si Zot pa fillim dhe mbarim. Ato (cilësitë) ekzistonin para se diçka ekzistuese të ekzistonte dhe do të ekzistojnë edhe kur krijesat të marrin fund.