Imam Ebu Bekr Muhamed bin El-Husajn El-Axhurri (v. 360)
Një përmbledhje nga libri “Esh-Shari’ah”
www.perlatmuslimane.com
238 – Nëse një person pretendon se është musliman dhe pastaj thotë se Allahu (azze ue xhel) fare nuk ka folur me Musain ﷺ duhet ta dish se ai është kafir. Duhet të kërkohet që ai të pendohet. Nëse ai nuk pendohet duhet të ekzekutohet.
239 – Në qoftë se pastaj thuhet: “Pse”, thuhet sepse ai ka e refuzuar Kuranin, sunnetin dhe konsensusin e dijetarëve dhe ka devijuar nga rruga e drejtë.
240 – Në lidhje me argumentet nga Kurani, Allahu (azze ue xhel) thotë:
”Dhe Musait Allahu i foli me fjalë.” En-Nisa’ 4:164
”Dhe kur erdhi Musai në kohën dhe vendin e përcaktuar prej Nesh dhe atij i foli Zoti i tij.” Al-A’raf 7:143
”Ai (Allahu) tha: ”O Musa, Unë të zgjodha ty mbi njerëzit me shpalljen Time dhe me fjalën Time. Merre atë që ta dhashë dhe bëhu mirënjohës.” Al-A’raf 7:144
“Por kur ai arriti aty, u thirr: “I bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth tij. Dhe i Lartësuar qoftë Allahu, Zot i botëve!” O Musa, në të vërtetë Unë jam Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Urti.” En-Neml 27:8-9
241 – Ai i cili më pas pretendon se Allahu nuk ka folur me Musain ﷺ ai e ka refuzuar Kuranin dhe ka bërë kufër.
242 – Nëse atëherë thuhet se Allahu krijoi fjalët në pemë dhe foli me Musain ﷺ përmes saj, thuhet se mendimi i ngjashëm është kufër sepse kjo do të thotë se të folurit e Allahut është i krijuar. I pastër është Allahu nga diçka e ngjashme. Gjithashtu kjo nënkupton se një krijesë pretendon hyjninë. Kjo është gjëja më e neveritshme dhe më e tmerrshme që mund të thuhet.
243 – Ne gjithashtu i themi atij: O heretik! A është e lejuar për dikë tjetër përveç Allahut që të thotë: “Unë jam Allahu”? Allahu na ruajt që ky person të jetë musliman! Ky person është kafir dhe duhet të kërkohet që të pendohet. Ai oae e braktis besimin e tij të keq ose ekzekutohet nga pushtetari. Nëse ai as nuk ekzekutohet e as nuk i kërkohet që të pendohet, ndërsa njëkohësisht është e ditur se ai ka këtë besim, ai duhet të bojkotohet. Nuk duhet folur me të, nuk duhet t’i jepet selam dhe nuk duhet falur pas tij. Nuk duhet pranuar dëshmia e tij, as nuk duhet që muslimanët ti’ ja japin të afërmet e tyre atij për martesë.
244 – Ebu Talibi ka thënë: “E kam dëgjuar Ahmed bin Hanbelin duke u pyetur në lidhje me atë që thotë se Allahu nuk ka folur me Musain ﷺ. Ai tha: “Duhet të kërkohet që ai të pendohet. Nëse ai nuk pendohet, duhet t’i pritet koka. Dëgjova Abdurr-Rrahman bin Mehdiun duke u pyetur saktësisht të njëjtën pyetje. Ai u përgjigj: “Ai është kafir dhe duhet të kërkohet që ai të pendohet. Nëse ai nuk pendohet, duhet t’i pritet koka.”
245 – Ahmedi ka thënë: Abdurr-Rrahman bin Mehdi ka thënë: “Ai që thotë se Allahu nuk ka folur me Musain ﷺ duhet të kërkohet që të pendohet. Nëse ai nuk e bën këtë, ai duhet të ekzekutohet.”
246 – Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) ka transmetuar se e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Një herë Ademi ﷺ debatoi me Musain ﷺ. Musai ﷺ i tha: “O Adem, ti je babai ynë. Ti ke bërë që ne të mos jemi banorë të xhenetit dhe ti na nxore nga xheneti.” Ademi ﷺ i tha: “A je ti Musai të cilin Allahu e përzgjodhi me shpalljen e Tij dhe me të folurit e Tij, të cilit ia shkroi Teuratin me dorën e Tij dhe e ke lexuar Teuratin? A më qorton mua se Allahu caktoi këtë për mua dyzet vjet para se të më ketë krijuar?” Profeti ﷺ tha: “Ademi ﷺ e mundi Musain ﷺ. Ademi ﷺ e mundi Musain ﷺ.”
247 – Ibn Abbasi ka thënë në lidhje me ajetin:
“E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë.” El-Bekare 2:37
“Ademi ﷺ tha: “O Zot, a nuk më ke krijuar mua me dorën Tënde?” Ai tha: “Po.” Ademi ﷺ tha: “O Zot, a nuk ke fryrë në mua shpirtin Tënd (një shpirt nga Ti)?” Ai tha: “Po.” Ademi ﷺ tha: “O Zot, A nuk më arriti mëshira Jote mua përpara hidhërimit Tënd?” Ai tha: “Po.” Ademi ﷺ tha: “O Zot, A nuk më lejove që të jetojë në xhenetin Tënd?” Ai tha: “Po.” Ademi ﷺ tha: “O Zot, a më lejon që të kthehem në xhenetin Tënd nëse pendohem dhe përmirësohem?” Ai tha: “Po.”
248 – Ibn Umeri (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Allahu (azze ue xhel) ka krijuar katër gjëra me dorën e Tij; Ademin ﷺ, arshin, lapsin dhe xhenetet e Adnit. Pastaj Ai u tha të gjitha krijesave të tjera: “Bëhuni!” – dhe ato u bënë.”