Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)
Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 62-63
Përktheu: Valdet Gashi
26 – Ahmed bin Muhammed bin Said na tregoi, Jakub bin Jusuf bin Zijad na tregoi, Ubejd bin Sulejman es-Semin na tregoi, Mu’amer bin Za’idah na tregoi, nga el-A’mash, nga Ibrahimi, nga Alkameh, nga Abdullahu i cili tha:
”Një rabin erdhi tek i dërguari ﷺ dhe tha: ”O Ebul-Kasim! A je i njoftuar se Allahu (azze ue xhel) do të mbajë njerëzit në një gisht, qiejt në një gisht, tokat në një gisht, pemët në një gisht dhe dheun në një gisht? ”I dërguari i Allahut ﷺ filloi të buzëqesh saqë dhëmballët e tij iu dukën dhe Allahu shpalli:
وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَى عَمَّا يُشْرِكُونَ
“Ata nuk i bënë vlerësim të drejtë Allahut siç duhet e siç i takon Atij. Dhe në ditën e kijametit gjithë toka do të jetë e mbështjellë në dorën e Tij të djathtë. I Lavdëruar dhe i Lartë është Ai mbi nga çka ata i shoqërojnë!!”
Edhe Isa bin Junus dhe Kajs er-Rabi e kanë transmetuar me këtë zinxhir të transmetimit nga el-A’mash.