Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 26: A i lejohet një personit i cili është pastruar duke bërë tejemum dhe i ka mbathur mestet që t’u jap mes’h atyre kur ai merr abdes nëse gjen ujë?
Përgjigjja: Atij nuk i lejohet që t’u jap mes’h mesteve në qoftë se pastrimi tij ishte në formën e tejemumit.
Profeti ﷺ ka thënë:
“I kam mbathur ato në gjendje të pastër (me abdes).”
Pastrimi i tejemumit nuk është i lidhur me këmbët. Ai është i lidhur vetëm me fytyrën dhe duart. Prandaj, një person që nuk ka ujë ose është i sëmurë dhe nuk është në gjendje të përdor ujë për të marrë abdes, i lejohet t’i mbathë mestet edhe pse ai nuk është i pastër. Lejohet që t’i mbaj mestet derisa ai të gjen ujë ose deri të shërohet sepse këmbët nuk janë të lidhura me pastrimin e tejemumit.