Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

26.Sahabët nuk kishin mospajtime në besim

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 388-390

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Sahabët nuk ishin të përçarë në këtë çështje. Pasuesit e bidateve që përhapin mosmarrëveshje si brenda çështjeve themelore ashtu edhe në degëzime thonë se sahabët nuk pajtoheshin në lidhje me besimin. Kjo është gënjeshtër. Ata fare nuk kishin mosmarrëveshje. Nga njëra anë, Aishah mohoi se shikimi është bërë me sy. Nga ana tjetër, Ibn Abbasi nuk e ka konfirmuar se shikimi është bërë me sy por me zemër. Atëherë ku është mosmarrëveshja? Ajo nuk ekziston.

Imam Ahmedi ka thënë:

”Ne besojmë në hadithin tekstualisht siç është transmetuar nga profeti ﷺ.”

Dikush mund të kuptojmë se ai e konsideroi se i dërguari e pa Zotin e tij me sytë e tij përgjatë transmetimit të Ibn Abbasit. Tani ju e dini se si duhet ballafaquar me të dhe se ai nuk është autentik dhe ndoshta as i mirë. Pos kësaj ai duhet gjithashtu të kufizohet me hadithin autentik. Fjalët e tij të pa kufizuara duhet të interpretohen me fjalët e tij të kufizuara. Në këtë mënyrë del në shesh se sahabët fare nuk kishin mospajtime mbi këtë çështje. Megjithatë, ka dijetarë të mëvonshëm të cilët ishin ndikuar nga fjalët e Ahmedit dhe menduan se Muhammedi e kishte parë Zotin e tij me sytë e tij. Kuptimi i tyre, megjithatë, është i pasaktë sepse Ahmedi ka folur edhe i kufizuar në këtë çështje.

Shpërndaje: