Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

27.Allahu zbret çdo natë në qiellin e dunjasë

Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husajn el-Axhurri (v. 360)

Një përmbledhje nga libri “esh-Shari’ah”

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

249 – Kjo është e detyrueshme për tu besuar. Nuk është e lejueshme për një musliman të mençur që të dyshojë në këtë. Vetëm Mutezilitë dyshojnë në këtë.

250 – Pasuesit e së vërtetës thonë se është e detyrueshme për të besuar në të, pa imagjinuar apo pa pyetur se si. Është transmetuar në të vërtetë se i dërguari i Allahut ka thënë se Allahu zbret në qiellin e dunjasë çdo natë. Ata që na kanë transmetuar këto transmetime janë ata që kanë transmetuar për hallallin dhe haramin, namazin, zekatin, agjërimin, haxhin dhe xhihadin. Ashtu sikurse dijetarët i morën këto prej tyre, ata gjithashtu morën edhe transmetimet e tjera. Ata thanë:

“Ai që i refuzon ato është i devijuar dhe i keq.” Ata qëndrojnë larg prej tij dhe paralajmërojnë kundër tij.

251 – Abbad bin El-Euam ka thënë:

“Sherik erdhi tek ne në Uasit. Ne i thamë atij: “Ka nga ata prej nesh që i mohojnë hadithet: “Allahu (azze ue xhel) zbret në qiellin e dunjasë” dhe të ngjashme. Sherik tha: “Ata që kanë transmetuar këto hadithe nuk janë askush tjetër pos atyre që kanë transmetuar hadithet reth namazit, agjërimit, zekatit dhe haxhit. Ne e njohim Allahun (azze ue xhel) vetëm nëpërmjet këtyre haditheve.”

252 – Esh-Shafi ka thënë:

“Në lidhje me Sunnetin e të dërguarit , është e detyrueshme për të pasuar atë në bazë të urdhërit të Allahut (azze ue xhel). Dyshimi në diçka me të cilën Sunneti ka ardhur është diçka që nuk është e lejueshme për një njeri të ditur – dhe Allahu e di më mirë.”

253 – Is’hak bin Mensur ka thënë:

“I thashë Ahmedit: “Allahu zbret në qiellin e dunjasë çdo natë kur të ketë mbetur një e treta e natës.” A nuk e pason këtë dhe hadithin që thotë se banorët e xhenetit do ta shohin Allahun?” Ahmedi tha: “Të gjitha ato janë autentike.” Is’haku ka thënë: “Të gjitha ato janë autentike dhe vetëm një bidatçi ose një njeri mendjelehtë i refuzon ato.”

254 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

”Zoti ynë zbret çdo natë në qiellin e dunjasë kur një e treta e natës mbetet dhe thotë: ”Kush më lutet që Unë t’i përgjigjem atij? Kush kërkon që Unë t’i jap? Kush më kërkon falje Mua që Unë ta fal atë?”

255 – Ez-Zuhri ka thënë:

“Ne kemi mësuar se të diturit e kishin zakon të thonin: “Shpëtimi është në pasimin e Sunnetit.”

Shpërndaje: