Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

27.Dëshmia për dorën e Allahut

Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)

Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 65-66

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

27 – El-Kadhi el-Husajn bin Ismail, Muhammed bin Ibrahim bin Hafs bin Shahin, Ismail bin Ajjash el-Uarrak, Muhammed bin Makhlad dhe të tjerë na treguan, Muhammed bin el-Ualid el-Busri na treguan, Jahja bin Said el-Khattan na treguan, nga Sufjani, Mensuri dhe Sulejmani më treguan, nga Abidah, nga Abdullahi i cili tha:

”Një jehudi erdhi tek i dërguari ﷺ  dhe tha: ”O Ebul-Kasim! A je i njoftuar se Allahu (azze ue xhel) do të mbajë qiejt në një gisht, tokat në një gisht, pemët në një gisht, njerëzit në një gisht dhe dheun në një gisht? Pastaj Ai do të thotë Unë jam Mbreti! Unë jam Mbreti!” I dërguari i Allahut ﷺ filloi të buzëqesh saqë dhëmballët iu dukën dhe tha: “Ata nuk i bënë vlerësim të drejtë Allahut siç duhet e siç i takon Atij. 

Jahja tha: Fudejl bin Ijad e shtoi Mansurin, nga Ibrahimi, nga Abidah, nga Abdullahi i cili tha:

“I dërguari i Allahut buzëqeshi me kënaqësi dhe pohim.”

Shpërndaje: