Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd
Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 24-25
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
5 – Emrat joarab, si turqisht, persisht dhe berber, që nuk përfshihen nga arabishtja. Shembuj të këtyre emrave janë Neriman, Sherihan, Nevin, Shirin, Shadi (që do të thotë majmun në gjuhën e tyre) dhe Xhihan.
Për sa i përket emrave që mbarojnë me shkronjën “t” Hikmet, Ismet, Nexhdet, Hibet, Mirvet dhe Rafet, kështu është ata janë emra arab në thelb. Por pasi që ata përfundojnë me germën “t” në vend të “h”, kështu që ata nuk janë emra arab më.
E njëjta gjë vlenë edhe për emrat që përfundojnë me shkronjën “i” Ramzi, Hysni, Rushdi, Haki, Mexhdi dhe Raxha’i. Ata janë gjithashtu emra arab në thelb. Por pasi që përfundojnë me germën “i”, kështu që ata nuk janë emra arab më sepse pikërisht kjo ”i” është një fenomen persian dhe turk.
Për sa i përket emrit Feki në Egjipt, është shkurtim i tyre për emrin “Fekih”.
Shembuj të emrave persiane janë ata që përfundojnë me “ujeh” si Sibujeh. Disa kanë ardhur në përfundim se nëntëdhjetë e dy emra përfundojnë me “ujeh”.
Në urdu, ata ia shtojnë germën “i” në qoftë se emri është femërore. Rrahman bëhet Rrahiman dhe Kerim bëhet Keriman.