Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 29
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
68 – Pas kësaj, haxhiu shkon në Arafah. Nëse është e mundur, ai qëndron tek shkëmbinjtë poshtë malit Rahmeh. Përndryshe, është e vlefshme të qëndrosh kudo në Arafat.
69 – Ai duhet të qëndrojë i kthyer kah Qabja, ti ngritë duart, të lutet dhe të lexojë telbijen.
70 – Duhet thënë shpesh:
لا إله إلا الله
”Lailahe ilAllah.”
Kjo është lutja më e mirë në ditën e Arafatit.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Më e mira që unë dhe profetët e kemi thënë gjatë mesditës së ditës së Arafatit është:
لا إله إلا الله وحده لا شريك له، له الملك وله الحمد وهو على كل شيء قدير
“Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Cili nuk ka ortak. Ai posedon fuqi dhe hamd dhe Ai mund të bëjë gjithçka.”1
71 – Gjithashtu lejohet të thuhet ndonjëherë pas telbijes:
إنما الخير خير الآخرة
“Hajr është vetëm hajri i ahiretit.”2
72 – Për atë që është në Arafah, është Sunnet që të mos agjërojë atë ditë.
73 – Ai mbetet në këtë gjendje dhe i bën dhikër Allahut, e lexon telbijen dhe lutet atë që dëshiron. Ndërkohë, ai shpreson se Allahu (te ala) ta bëjë atë që ti përket grupit të cilën Ai e liron nga xhehnemi dhe lëvdohet me ta përpara engjëjve. Hadithi thotë:
“Nuk ka asnjë ditë kur Allahu liron aq shumë robër nga zjarri ashtu siç bën në ditën e Arafatit. Sigurisht, Ai afrohet, pastaj mburret me ta përpara engjëjve, duke thënë, “Çfarë duan këta?”3
Në një hadith tjetër thuhet:
“Allahu mburret me të pranishmit në Arafah para banorëve të qiellit dhe thotë: “Shikoni robërit e Mi; ata kanë ardhur tek Unë jo të mirëmbajtur dhe të pluhurosur.”4
Ju duhet të qëndroni në këtë gjendje derisa të ketë perënduar dielli.
1 Hadithi është ose autentik ose i mirë. Ka disa rrugë transmetimi që kam përmendur në “es-Sahihah” (1503).
2 Kjo është konfirmuar prej tij (salAllahu alejhi ue selem), e cila është qartësuar në origjinal.
3 Transmetimi nga Muslimi dhe të tjerët. Shih “et-Targhib” (2/129).
4 Transmetuar nga Ahmedi dhe të tjerët. Unë e kam sqaruar në “Sahih-ut-Targhib” se disa e kanë vërtetuar atë.