Imam Ebu Bekr Muhamed bin El-Husajn El-Axhurri (v. 360)
Një përmbledhje nga libri “Esh-Shari’ah”
www.perlatmuslimane.com
256 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Nëse ndonjë nga ju duhet të godas (dikë), ai duhet të shmangë fytyrën. Në të vërtetë Allahu (azze ue xhel) e ka krijuar Ademin ﷺ në pamjen e Tij.”
257 – Ebu Hurejra ka thënë:
”Në të vërtetë Allahu (azze ue xhel) e ka krijuar Ademin ﷺ në pamjen e Tij.”
258 – Muslimanët janë të detyruar që t’i besojnë këto transmetime dhe as nuk duhet të thuhet: ”Si?” ose ”Pse?”. Është e detyrueshme për t’i pranuar me nënshtrim dhe pohim pa hulumtuar në to. Kjo është thënë nga imamët e mëparshëm.
259 – Ebu Bekr Meruazi ka thënë:
”E pyeta Ebu Abdil-Lah Ahmed bin Hanbelin (rahimehullah) në lidhje me hadithet që kanë të bëjnë me emrat dhe cilësitë e Allahut sikurse sytë dhe rrëfimin në lidhje me arshin, të cilat i refuzojnë Xhehmitë. Ai tha: ”Dijetarët i kanë pranuar ato. Informimet duhet të pranohen ashtu sikurse ato kanë ardhur.”
260 – Ebu Bekr Meruazi ka thënë:
”Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh dhe Uthman bin Ebi Shejbeh i kërkuan leje Ahmad bin Hanbelit për të transmetuar këto hadithe që refuzohen nga Xhehmitë. Ai tha: ”Kumtoi (përcillini) ato! Dijetarët me të vërtetë i kanë pranuar ato.”
261 – Kam dëgjuar Ebu Abdil-Lah Ez-Zubejrin duke u pyetur në lidhje me kuptimin e këtij hadithi. Ai tha: ”Ne besojmë në to me besim të vërtetë pa i vënë në pikëpyetje. Megjithatë, ne ndalemi aty ku ata u ndalën. Prandaj, ne themi në lidhje me këtë çështje atë që këto transmetime kanë thënë.”