Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq. 78-80
Përktheu: Valdet Gashi
Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:
”Allahu i mëshiroftë gratë e muhaxhirëve të parë, pasi kur Allahu zbriti ajetin:
وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ
“…dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar (shami)…”
ato i shqyen iz’haret e tyre dhe i përdorën si shami.” 1
Në një transmetim tjetër thuhet:
”Ato i shqyen iz’haret e tyre anash dhe i përdorën si shami.”
El-Harith bin el-Harith el-Ghamidi ka thënë:
”Kur ishim në Mina, i thashë babait tim: ”Çfarë lloj njerëzish janë këta?” Ai tha: ”Ata janë mbledhur rreth një djali të ri të çmendur në mesin e tyre’’.U bashkuam me ta dhe ishte i dërguari i Allahut ﷺ që i thirri njerëzit që të adhurojnë dhe të besojnë vetëm Allahun. Ata e refuzuan dhe e shqetësuan atë. Në mesditë kur njerëzit ishin ndarë prej tij, një grua me qafë të shfaqur iu afrua dhe qante. Ajo mbarte një tas me ujë dhe një leckë. Ajo ia dha atij ﷺ dhe ai ﷺ piu dhe mori abdes. Pastaj ai e shikoi dhe i tha: “E dashur bijë! Mbuloje qafën. Dhe mos ki frikë që babai yt do të mposhtet ose të shtypet.” Unë i thashë: ”Kush është ajo?” Ata thanë: ”Vajza e tij ﷺ Zejnebja.” 2
Bukhari, Ebu Daudi dhe el-Hakim. Ibn Ebi Hatim transmetoi një version edhe më të plotë përmes Safijjeh bint Shejbeh e cila tha:
”Ndërsa ne ishim tek Aishah (radijAllahu anha), gratë e Kurejshëve dhe virtytet e tyre u përmendën dhe ajo tha: ”Gratë e Kurejshëve sigurisht që posedojnë virtyt, por betohem për Allahun që nuk kam parë gra më të mira e më të virtytshme sesa gratë e Ensarëve, të cilat janë më besniket ndaj librit të Allahut dhe që besojnë më bindshëm në atë që është shpallur. Pastaj Allahu zbriti ajetin:
وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ
“…dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar mbulesat e tyre khimar (shami)…”
Dhe burrat ua lexuan ajetin atyre. Burri ia lexonte atë bashkëshortes së tij, vajzës se tij, motrës së tij dhe të afërmve të tjerë. Nuk kishte grua që nuk e shqeu batanijen për të mbuluar kokën duke besuar dhe duke e zbatuar atë që zbriti Allahu. Të nesërmen në mëngjes, ato e falën namazin e sabahut pas të dërguarit të Allahut ﷺ. Kokat e tyre ishin të mbuluara sikur të ishin ulur korbat mbi to.”
Cituar nga Ibn Kethiri dhe Hafidh Ibn Haxheri në ”Fet’h-ul-Bari” dhe shtojca është e tij. Në zinxhirin e transmetimit është ez-Zinxhi bin Khalid i cili quhej Muslim dhe ishte i dobët. Sidoqoftë, Ibn Mardujeh e rrëfen këtë hadith në interpretimin e tij të Kuranit përmes një rrugë transmetimi tjetër, tha ez-Zejla’i në ”Takhrixh-ul-Keshshef”. Hadithi është një dëshmi konkrete që gratë faleshin pas tij ﷺ me fytyra të pambuluara.
1 24:31
2 Tabarani në ”el-Mu’xhem el-Kebir” dhe Ibn Asakir në ”Tarikh Dimashk” i cili tha:
”Transmetuar nga Bukhari në ”et-Tarikh el-Kebir” dhe Ebu Zur’ah. Hadithi është autentik.”