“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

28.Sundimi, fuqia dhe dija e përsosur e Allahut

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz (v. 1420)
Sherh El-Akide El-Uasitije
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Allahu (te ala) ka thënë: 

“Thuaj: “Çdo lavd e falënderim i përket Allahut, i Cili nuk ka bir, nuk ka partner në pushtet dhe nuk është i pafuqishëm që të ketë nevojë për ndihmës, dhe madhëroje Atë duke ngritur lart madhështinë Tij!” El-Isra, 17:111

““Allahun e përlëvdon gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. Atij i takon pushteti epror dhe lavdia. Ai është i Fuqishëm për çdo gjë!” Et-Tegabun, 64:1   

“I Lartësuar është Ai që i ka zbritur dalluesin (Kuranin) robit të Vet, që të jetë paralajmërues për botët. Sunduesi i qiejve dhe i tokës, i Cili nuk ka bir e nuk ka partner në pushtet; Ai ka krijuar çdo gjë dhe e ka përcaktuar saktësisht.” El-Furkan 25:1-2

 “Allahu nuk ka bir (fëmijë) dhe nuk gjendet asnjë ilah (i adhuruar) tjetër karshi Tij, po të kishin qenë të adhuruar të shumtë atëherë ç’të shihje! Secili ilah do të kishte hequr mënjanë çfarë do të kishte krijuar vetë dhe disa do të përpiqeshin të mposhtnin të tjerët! I Lartësuar është Allahu mbi çdo gjë që ata i mveshin e ia përshkruajnë Atij! I Gjithëdituri i të fshehtës dhe i të shpallurës! I Lartë është Ai mbi çdo gjë që ata i mveshin e ia përshkruajnë si shokë Atij!” El-Muminun, 23:91-92

“Thuaj: “Zoti im i ka ndaluar vetëm punët e këqija, – qofshin të hapura ose të fshehta dhe mëkatet, shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni Allahut shok pa pasur për të kurrfarë argumenti dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini.” El-A’raf, 7:33

Shpjegimi

Po ashtu, Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

 “Thuaj: “Çdo lavd e falënderim i përket Allahut, i Cili nuk ka bir, nuk ka partner në pushtet dhe nuk është i pafuqishëm që të ketë nevojë për ndihmës, dhe madhëroje Atë duke ngritur lart madhështinë Tij!” El-Isra, 17:111

Ai nuk ka asnjë që e mbron Atë nga përulësia. Ai ka eulija besimtarë vetëm për shkak të dashurisë dhe afërsisë, jo për mbrojte. Ai nuk ka nevojë për asgjë. Ai është i Plotfuqishmi që ka gjithçka brenda fuqisë së Tij. Ai nuk ka eulija ndihmues. Ai i ka eulija besimtarët të cilët Ai i do dhe që ata e duan Atë. Ata i binden dhe i frikësohen Atij dhe e respektojnë urdhrin e Tij.

Allahu (te ala) ka thënë:

 “Pa dyshim, eulijatë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar.” Junus, 10:62-63

Këta janë besimtarët e Allahut. Sidoqoftë, ata nuk janë besimtarë të Tij për ta mbrojtur, por për shkak të dashurisë dhe afërsisë sepse ata i binden Atij dhe e pasojnë shpalljen e të dërguarit të Tij ﷺ.

E njëjta vlen edhe për të gjitha ajetet e tjera që flasin për sundimin, lavdërimin dhe fuqinë e Allahut. Ai zotëron gjithçka. Ai krijon gjithçka. Ai ka mundësi të bëjë gjithçka. Ai di gjithçka për robërit e Tij. E gjithë kjo është e vërtetë. Kjo përfshin fjalët e Allahut (te ala):

”i Cili nuk ka bir.”

“Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (as i krahasueshëm) me Atë!” El-Ihlas, 112: 3-4

Të gjitha këto cilësi janë pohuar në lidhje me Allahun (xhele ue ala). Ai është Krijuesi i çdo gjëje: 

“Ai ka krijuar çdo gjë dhe e ka përcaktuar saktësisht.”

“Allahun e përlëvdon gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. Atij i takon pushteti epror dhe lavdia. Ai është i Fuqishëm për çdo gjë!” Et-Tegabun, 64:1

Shpërndaje: