Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 46-47
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
25 – Sepse Ai ka fuqi të bëjë çdo gjë. Gjithçka ka nevojë për Atë. Çdo gjë është e lehtë për Të dhe Ai nuk ka nevojë për asgjë:
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ
”Asgjë nuk i shëmbëllen Atij the Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.”1
Shpjegimi
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
إِنَّمَا أَمْرُهُ إِذَا أَرَادَ شَيْئًا أَنْ يَقُولَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ
“Kur Ai dëshiron diçka, është vetëm se Ai t’i thotë asaj: ”Bëhu!” Ajo menjëherë bëhet.”2
Ai jep jetë dhe vdekje, krijon dhe furnizon, jep dhe merr. Ai do të ringjallë të vdekurit pasi janë shuar. Kjo është e lehtë për Të (subhanehu ue te ala). Kjo nuk i kushton asgjë, Atij nuk i vjen vështirë. Për dallim nga krijesat që duhet të bëjnë një përpjekje për të bërë gjërat. Ndonjëherë ata as nuk munden t’i bëjnë ato. Ndërsa për Allahun asgjë nuk është e vështirë:
مَّا خَلْقُكُمْ وَلَا بَعْثُكُمْ إِلَّا كَنَفْسٍ وَاحِدَةٍ
“Krijimi dhe ringjallja juaj nuk është më e rëndë se krijimi i një qenieje (një njeriu të vetëm).”3
Allahu (subhaneh) nuk ka nevojë për asgjë. Ai nuk ka nevojë për krijesat e Tij. Allahu (subhaneh) është i Pasuri dhe Ai u jep krijesave të Tij.
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ
”Vërtetë që Allahu është Gjithëdëgjues, Gjithëvëzhgues.”
Ajeti në mënyrë të prerë e mohon shëmbëlltyrën në lidhje me Allahun (subhaneh). Asgjë nuk është si Ai; asnjë engjëll, asnjë profetë, asnjë i dërguar, asnjë besimtarë dhe robë i devotshëm, asgjë. Megjithatë, Ai tha se Ai është Dëgjuesi, Shikuesi. Fillimi i ajetit refuzon Mushebihat (ata që shëmbëllejnë Allahun me krijesat) ndërsa fundi i tij refuzon Mu’attilat (ata që mohojnë cilësitë e Allahut). Ky ajet dëshmon se nuk është kusht që emrat dhe cilësitë e Allahut të ngjasojnë me krijesat. Dëgjimi dhe shikimi i krijesave nuk janë të ngjashme me dëgjimin dhe shikimin e Allahut (azze ue xhel).
1 42:11
2 36:82
3 31:28