Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)
Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 67-69
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
29 – Ahmed bin Muhammed bin Sulejman na tregoi, Umer bin Shabbah na trego, Ebu Asim na tregoi, nga Sufjani, nga Mansur, nga Ibrahimi, nga Abidah, nga Abdullahu i cili tha:
”Një burrë nga ehli kitabët1 erdhi tek i dërguari ﷺ dhe tha: ”O Ebul-Kasim! A je i njoftuar se Allahu (azze ue xhel) do të mbajë qiejt në një gisht, tokat në një gisht, kodrat dhe dheun në një gisht, pemët dhe ujin në një gisht, gjallesat në një gisht? ”I dërguari i Allahut ﷺ filloi të buzëqesh saqë dhëmballët e tij iu dukën dhe Allahu shpalli:
وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَى عَمَّا يُشْرِكُونَ
“Ata nuk i bënë vlerësim të drejtë Allahut siç duhet e siç i takon Atij. Dhe në ditën e kijametit gjithë toka do të jetë e mbështjellë në dorën e Tij të djathtë. I Lavdëruar dhe i Lartë është Ai mbi nga çka ata i shoqërojnë!”