“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

29.Gishtat e Allahut

Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husajn el-Axhurri (v. 360)

Përmbledhje nga libri “esh-Shari’ah”

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

262 – Abdullah bin Amr (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Me të vërtetë zemrat e njerëzve janë mes dy gishtave të Mëshiruesit.”

263 – Bishr bin El-Harith ka thënë: “Xhehmitë e konsiderojnë katastrofale (shkatërrimtare) besimin në këtë.”

264 – Abdullah bin Mesudi (radijAllahu anhu) ka treguar se një njeri erdhi tek profeti dhe tha:

“O Ebul-Kasim, Vërtetë Allahu do të mbajë krijesat mbi njërim gisht, qiejt mbi njërin gisht, tokat mbi njërin gisht, detin mbi njërim gisht dhe yjet mbi njërin gisht.” Profeti ﷺ buzëqeshi saqë iu dukën dhëmballët si aprovim i fjalëve që tha ai, pastaj Allahu azze ue xhel shpalli ajetin:

وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهَِ

”Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç meriton të madhërohet. Në ditën e kijametit, e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen në dorën e Tij të djathtë. Ai është i pastër nga të metat dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë!Ez-Zumer, 39:67

265 – Jahja bin Said ka thënë:

“Fudhejl ​​bin Ijad shtoi nga Mensuri, nga Ibrahimi, nga Abidah nga Abdullahi i cili tha:

“Ai qeshi si shenjë pohimi.”

266 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Në ditën e gjykimit, Allahu (azze ue xhel) do të rrëmbej tokat. Qiejt do të jenë të mbështjellë në të djathtën e Tij. Pastaj Ai do të thotë: “Unë jam Mbreti! Ku janë mbretërit e botës?”

267 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Askush nuk jep një lëmoshë të mirë – dhe Allahu azze ue xhel është i mirë dhe pranon vetëm të mirën – vetëm se Mëshiruesi tebareke ue te ala e merr atë me dorën e djathtë të Tij edhe në qoftë se kjo do të ishte një hurme. Pastaj ajo rritet në grushtin e Mëshirëbërësit derisa të bëhet më e madhe se sa një mal.”

Shpërndaje: