Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

29.Gruaja e mjeruar

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Këto janë udhëzimet e Islamit për gruan në lidhje me burrin e saj dhe të drejtat e tij. Sikur t’u përmbaheshin gratë, do të jetonin me lumturi të plotë në shtëpitë e tyre, por ka disa gra sot që nuk i njohin këto të drejta, prandaj janë shtuar divorcet, rrahjet dhe grindjet.

Sot dëgjojmë për disa gra të cilat kanë lënë pas dore butësinë e tyre, kanë harruar sekretin dhe feminitetin e tyre, si pasojë janë shndërruar në tirane dhe janë bërë të padrejta ndaj burrave të tyre të dobët, që nëse ato u dhurojnë burrave të tyre diçka nga pasuritë e tyre, ua kujtojnë atë, nëse ato u kërkojnë burrave të tyre diçka që ata nuk mund t’ua japin, ato i kritikojnë ata për varfëri dhe paaftësi. Kur ai hyn në shtëpi, ajo e fyen dhe i mrrolet, e kur ai del, ajo e shtynë për qafe. Burri i saj nuk ia mbushë syrin e as nuk ia kënaqë shpirtin. Ajo shfaqet në çdo derë dhe zgjatë kokën në çdo dritare, zbulon fytyrën para burrave të huaj. Kur i flet burrit të saj i thotë se: ”Se burri i filanes i ka dhuruar gruas së tij këtë dhe atë, burri i filanes ka bërë këtë për filanen. Kisha qenë e pafat më kanë kërkuar burrat më bujarë, por ky qenka fati im!”

Kur ajo është në shtëpi me burrin e saj, ajo e sheh veten si e burgosur, nuk parfumoset as nuk zbukurohet. Kur burri i saj e shikon atë bezdiset prej pamjes së saj, flokët e saj janë të çrregulluara, rrobat e saj janë të pista. Kur është në shtëpi me burrin e saj e sheh veten si të ishte e burgosur, nuk parfumoset as nuk zbukurohet. Kur ai e shikon bezdiset prej saj, flokët e saja janë të çrregulluara, rrobat e saj janë të pista. Kur është në shtëpi është e ndotur dhe i vije era qepë, e kur del nga shtëpia parfumohet dhe zbukurohet. Kjo është gruaja e mjerë e cila të mirat e saj i bën për të tjerët, kurse të këqijat për burrin e saj.

Kur shkon te shoqet është e hareshme, e lumtur, flet ëmbël, qëndron bukur, nuk mërzitet nga ndeja dhe muhabeti. Kur të kthehet në shtëpi shndërrohet në luan, kur flet, flakë i del nga goja, nëse bën diçka bën vepra të turpshme. Burri i saj nuk përjeton asnjë mirësi në të. Vërtetë kjo grua është e mjerë! Si e kërkon lumturinë kur ka kundërshtuar fenë e saj, ka hidhëruar Zotin e saj, ka hidhëruar burrin e saj? Ajo duhet të korrigjojë veten sepse jeta ka përfundim.

Shpërndaje: