Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi
Burimi: Teslijetu Ehlil-Mesaib, fq. 51-52
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Umer bin Hatabi radijAllahu anhu ka transmetuar se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
الميت يعذب في قبره بما نيح عليه
“I vdekuri në varr dënohet për shkak të vajtimit që bëhet për të.”
Në një tjetër formulim thuhet:
الميت يعذب بما نيح عليه
“I vdekuri dënohet për shkak të vajtimit që bëhet për të.”
Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Transmeton Mugire bin Shu’be radijAllahu anhu se Profeti salAllahu alejhi ue selem i dërgoi atij një lajmëtar me mesazhin:
إنه من ينح عليه يعذب بما نيح عليه
“Ai për të cilin vajtohet, dënohet për vajtimin që bëhet për të.”
Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Usejd bin Ebi Usejd ka transmetuar nga Musa bin Ebi Musa dhe ky nga babai i tij radijAllahu anhu se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
الميت يعذب ببكاء الحي إذا قالت النائحة : وا عضداه ! وا ناصراه ! وا كاسباه ! جبذ الميت وقيل له : أنت عضدها ؟ أنت ناصرها ؟ أنت كاسبها ؟
“I vdekuri dënohet për shkak të vajtimit që bëhet nga i gjalli, nëse ai thotë: ”O ti që më forcove mua! Ti që më furnizove mua!” Kapet i vdekuri dhe i thuhet atij: “A me të vërtetë e forcove atë? A me të vërtetë i ndihmove asaj? A me të vërtetë e furnizove atë?”
Atëherë unë thashë: “I pa të meta është Allahu! Allahu Te’ala thotë:
وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَى
“Asnjë i ngarkuar nuk do të mbartë barrën e tjetrit.” 35:18
Ai (Usejdi) tha: “Unë po të transmetoj nëpërmjet Ebu Musa (el-Esh’arij) dhe ai nga i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe ti po thua këtë?! A po gënjejmë ne? Betohem në Allahun se unë nuk kam gënjyer për Ebu Musanë dhe as Ebu Musa nuk gënjyer për të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem.” Transmeton Ahmedi.
Transmeton Mugire bin Shu’be radijAllahu anhu se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem të thotë:
إن كذبا علي ليس ككذب على أحد من كذب علي متعمدا فليتبوأ مقعدة من النار
“Me të vërtetë gënjeshtra ndaj meje, nuk është sikurse gënjeshtra ndaj jush, sepse kush gënjen për mua le ta përgatis ulësen e tij nga zjarri!”
Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem duke thënë:
من ينح عليه يعذب بما نيح عليه
“Ai për të cilin vajtohet, dënohet për vajtimin që bëhet për të.”
Transmeton Buhariu – ky është formulimi i tij, dhe Muslimi.
Transmetohet nga Nu’man bin Beshir radijAllahu anhu i cili ka thënë: “Një herë prej herësh, Abdullah bin Rauahas aksidentalisht i humbi vetëdija, dhe për këtë arsye motra e tij ‘Amra filloi të qaj dhe thoshte: “O Zotëria im,” dhe gjëra të tjera. Pasi Abdullahu u kthjell, i tha motrës së tij: “Çdo gjë të cilën e the (kur unë isha pa vetëdije), veçse pyetesha se: “ është e vërtetë ajo që po të thuhet?!” Ndërsa kur ai vdiq, ajo (‘Amra) nuk qau më për të.” Transmeton Buhariu.
Transmeton Tirmidhiu në librin e tij “el-Xhami” nëpërmjet Ebu Musa radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
ما من ميت يموت فيقوم باكيهم فيقول وا جبلاه وا سيداه أو نحو ذلك إلا و كل به ملكان يلهزانه : أهكذا كنت ؟
“S’ka person të vdekur për të cilin ai që qanë thotë: “Zotëria im, dhe fjalë tjera në të mirë të tij, veçse do ti jepet për detyrë dy engjëjve që ta shtyjnë atë në gjoks dhe t’i thonë atij: ”Vërtet ishe kështu?”
Tirmidhiu në lidhje me këtë hadith ka thënë: “Hadithi është i mirë dhe garib.”