Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

29.Kërcinjtë dhe këmbët e gruas duhet të mbulohen

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.80-81

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Në fjalët Allahut (te ala):

وَلَا يَضْرِبْنَ بِأَرْجُلِهِنَّ لِيُعْلَمَ مَا يُخْفِينَ مِن زِينَتِهِنَّ

“Dhe të mos i godasin këmbët e tyre për tokë që të shfaqin çfarë fshehin nga stolitë e tyre.” 24:31

ka dëshmi që gratë duhet të mbulojnë këmbët e tyre, përndryshe ato mund të kishin shfaqur stolitë e tyre të fshehura, domethënë zinxhirët e këmbëve dhe kështu nuk do të kishin nevojë të ecnin duke u tundur. Kjo nuk lejohet sepse është në kundërshtim me sheriatin. Mëkate të tilla nuk ekzistonin në kohën e të dërguarit ﷺ. Kështu, ato duhej të ecnin duke u tundur në mënyrë që burrat të dinin se çfarë fshihnin nga stolitë dhe prandaj Allahu (te ala) i ndaloi ato nga kjo. Bazuar në këtë, Ibn Hazmi tha:

“Kjo dëshmon që këmbët dhe pulpat duhet të fshihen dhe të mos shfaqen.” 1

Sunneti dëshmon përmes Ibn Umerit (radijAllahu anhuma) i cili tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: 

“Në ditën e gjykimit, Allahu nuk do ta shikojë personin që zvarriste rrobat nga mendjemadhësia.”

Ummu Selemeh tha: “O i dërguari i Allahut, si të veprojnë gratë me rrobat e tyre?”

Ai ﷺ tha: “Le t’i lëshojnë rrobat një bërryl më poshtë.”

Ajo tha: “Atëherë këmbët e tyre do të zbulohen.”

Ai ﷺ tha: “Le t’i lëshojnë një krah më poshtë dhe të mos e tejkalojnë këtë.”

Transmeton Muslimi (2128), Tirmidhi (1731) dhe Nesai (5338).

Hadithi dëshmon se grave u lejohet të tërheqin zvarrë rrobat e tyre sepse kjo i mbulon ato më mirë.

El-Bejhaki tha: “Kjo dëshmon se ajo duhet të mbulojë këmbët e saj.” 4


1 El-Muhalla (3/216).

2 Do të thotë nga gjysma e kërcinjve. Një teori tjetër thotë nga kyçi i këmbëve.

3 Tirmidhi (1731), i cili tha se hadithi është i mirë dhe en-Nasai (5338).

4 Diçka të ngjashme tha esh-Shaukani në “Nejl-ul-Autar”. Ata që thonë se këmbët e gruas nuk janë auret siç pretendon el-Meududi nuk kanë dëshmi. Gjëja e çuditshme është se ai e kundërshton vetveten kur përcakton auretin e gruas dhe thotë:

“Gratë obligohen që të mbulojnë gjithçka përveç fytyrës dhe duarve.” (el-Hixhab, fq. 331)

Ai nuk i përjashtoi këmbët gjë që është e saktë. Çfarë e shtyu atë të devijojë nga kjo?

Shpërndaje: