Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

29.Ngritja e Allahut mbi arsh

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 42-43

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Allahu (te ala) thënë:

الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى

”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi arsh.” 1

Kjo është përmendur në shtatë vende në Kuran. Njëra është në suren “El-A’raf”:

إِنَّ رَبَّكُمُ اللّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ

“Vërtet, Zoti juaj është Allahu që krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi arsh.” 2

Një tjetër është në suren “Junus”:

إِنَّ رَبَّكُمُ اللّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ

“Vërtet Zoti juaj është Allahu, i cili krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, e pastaj Ai u ngrit mbi arsh.” 3

I treti është në suren “er-Ra’d”:

اللّهُ الَّذِي رَفَعَ السَّمَاوَاتِ بِغَيْرِ عَمَدٍ تَرَوْنَهَا ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ

“Allahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato, e pastaj Ai u ngrit mbi arsh.” 4

I katërti është në suren “Ta Ha”:

الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى

Pastaj Ai u ngrit mbi arsh.

I pesti është në suren “el-Furkan”:

الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ الرَّحْمَنُ فَاسْأَلْ بِهِ خَبِيرًا

“Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj Ai u ngrit mbi arsh.” Ai është i Gjithëmëshirshmi. Për këtë pyete të Gjithëdijshmin.” 5

I gjashti është në “es-Sexhde”:

اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ

“Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithë ç’ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj Ai u ngrit mbi arsh.” 6

I shtati është në suren “el-Hadid”:

هُوَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ

“Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, e pastaj Ai u ngrit mbi arsh.” 7

Shpjegimi

Ngritja e Tij (subhanehu ue te ala) mbi arsh përmendet në shtatë vende në Kuran; në Suret “Ta Ha”, “el-A’raf”, “Junus”, “er-Ra’d”, “el-Furkan”, “es-Sexhde” dhe “el-Hadid”. Ngritja nënkupton ngritjen dhe lartësinë. Se Ai u ngrit mbi arsh do të thotë se Ai u ngrit mbi të. Ai është më i Larti i Cili është përmbi të gjitha krijesat e Tij. Arshi është çatia e krijesave. Allahu (subhaneh) është mbi arsh mbi të cilin Ai është ngritur. Ngritja e Tij i përket Madhërisë së Tij. Askush tjetër përveç Tij (subhanehu ue te ala) nuk e di mënyrën e ngritjes. I është thënë Imam Malik bin Enesit (rahimehullah): “O Ebu Abdil-Lah!

الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى

”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi arsh.”

 “Si u ngrit Ai?” Ai u zemërua nga kjo pyetje dhe u përgjigj: “Ngritja është e njohur. Mënyra se si është e panjohur. Është e detyrueshme që të besohet në të. Është bidat të pyesësh në lidhje me të.” Pastaj urdhëroi që pyetësi të nxirret nga xhamia.” 8

Ngjashëm ka thënë Sufjan Eth-Theuri, El-Euzai, Imam Ahmedi, Imam Shafi’i, Is’hak bin Rahojah dhe imamët e tjerë të islamit. Ngritja është e njohur për sa i përket domethënies së saj, përkatësisht lartësia dhe ngritja. Mënyra se si është e panjohur, sepse vetëm Allahu (subhanehu ue te ala) e di se si Ai është ngritur. Është e detyrueshme që të besojmë në të sepse Allahu na ka treguar në lidhje me të. Të pyetesh për të është bidat që është shpikur nga skolastikët si Xhehmitë dhe Mutezilitë.


1 Ta Ha 20:5.

2 El-A’raf 7:54.

3 Junus 10:3.

4 Er-Rad 13:2.

5 El-Furkan 25:59.

6 Es-Sexhde 32:4.

7 El-Hadid 57:4.

8 er-Rad alal-Xehmijeh, fq. 33, nga ed-Darimi, Sherh Usul I´tikad Ehl-is-Sunneh uel-DXhema´ah (2/398) nga el-Lalekai, el-Esma ues-Sifat (867) nga Bejhaki dhe et-Tamhid (7/151) nga Ibn Abdil-Berr. Ibn Haxheri ka thënë: “Zinxhiri i transmetimit është i mirë.” (Fet´h-ul-Bari (13/407)).

Shpërndaje: