Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

29.Takimi i pa planifikuar në Bedr

Imam Ibn Kethir Ed-Dimeshkij (v. 774)
El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 47
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nga urtësia e Allahut ndodhi që ata u takuan pa qenë e planifikuar.

Allahu -te ala- ka thënë: 

“Edhe sikur t’i kishit lënë takim njëri-tjetrit, nuk do të ishit pajtuar për kohën e ndeshjes. Por Allahu e përmbushi atë ngjarje që ishte e caktuar.” El-Enfal, 8:42

Kur i dërguari i Allahut ﷺ mori vesh se Kurejshët ishin nisur, ai u konsultua me shokët e tij. Muhaxhirët e morën fjalën të parët dhe folën shumë mirë. Pastaj ai ﷺ i pyeti përsëri sepse në të vërtetë dëshironte të dëgjonte mendimin e Ensarëve. 

Atëherë Sad bin Muadhi -radijAllahu anhu- tha: “O i dërguari i Allahut, duket sikur po na drejtohesh neve. Betohem në Allahun, nëse na urdhëron të kalojmë edhe detin, ne do ta bëjmë këtë pa hezitim. Merrna me vete, o i dërguari i Allahut, me bekimin e Allahut.” 

Profeti ﷺ u gëzua shumë nga kjo përgjigje dhe tha: “Unë iu përgëzoj (me shpërblim), nisuni! Allahu më ka premtuar njërin prej dy grupeve.”1


1 Allahu ia kishte premtuar profetit ﷺ njërën prej dy grupeve: ose karvanin e tregtarëve të Kurejshëve që po kthehej nga Siria me mallra të shumta – një fitim ekonomik i madh nëse kapeshin; ose ushtrinë e Kurejshëve, e cila po afrohej për luftë – që nënkuptonte një përballje ushtarake dhe një fitore të mundshme. Pra, Profeti ﷺ po i përgëzonte shokët se, cilado nga këto dy grupe që do të përballonin, Allahu kishte premtuar fitoren mbi njërën prej tyre. Dhe në fund ndodhi Beteja e Bedrit ku muslimanët u përballën me ushtrinë e Kurejshëve dhe fituan me ndihmën e Allahut.

 

Shpërndaje: