Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz (v. 1420)
Sherh El-Akide El-Uasitije
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Besimi në Allahun përfshinë besimin se Ai nuk ka ortak dhe se Ai dërgoi të dërguar, zbriti libra dhe ligjësoi dispozita, duke përfshirë pesë shtyllat sikurse namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi. Prej besimit në Allahun është se Ai është i vetmi që ka të drejtë të adhurohet dhe Ai është i Cili ka ligjësuar namazin, zekatin, agjërimin, haxhin dhe të gjitha dispozitat e tjera.