Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.Besimi konfirmohet me gjuhë, me zemër dhe me vepra

Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)

Burimi: Kitab-ul-I’tikad

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

[2] Besimi konfirmohet me gjuhë, me zemër dhe me vepra. Ai shtohet me shumë vepra dhe fjalë të mira, dhe pakësohet për shkak të mosbindjes (gjynaheve).

Është e drejtë të thuash “Jam besimtar (mu’min) in sha Allah”. Të thënit “jam besimtar in sha Allah (nëse Allahu dëshiron)” nuk është dyshim në besim por një zakon që dijetarët e kishin zakon ta zbatonin. Nëse një person pyetët se a është besimtar, ai duhet të thotë:

“Unë jam besimtar (in sha Allah) nëse Allahu dëshiron.”

Përveç kësaj, ai mund të thotë:

“Unë shpresoj se jam besimtar.”

Gjithashtu, ai mund të thotë:

“Unë besoj në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarin e Tij.”

Shpërndaje: