Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

3.I dyti: Ai që vë ndërmjetësues mes tij dhe Allahut, u lutet atyre, kërkon prej tyre dhe u mbështete atyre ka dalë nga Islami sipas konsensusit të dijetarëve

Autor: Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab

Shpjegues i librit: Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Libri: ”Sherh Nauakid-il-Islam” (Shpjegimi i Anuluesve të Islamit) fq. 16-17

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehabi (rahimehullah) ka thënë:

I dyti: Kushdo që vë ndërmjetësues mes tij dhe Allahut, u lutet atyre, kërkon prej tyre dhe u mbështete atyre ka bërë kufër (ka dalë nga Islami) sipas konsensusit (të dijetarëve).

Shpjegimi

Ky faktor në fakt i përket llojit të parë. Por, pasi që ndodh shpesh, shejkhu (rahimehullah) e ka veçuar atë në një lloj të veçantë. Ky veprim ndodh nga njerëzit që i atribuohen Islamit. Adhuruesit e varreve e veprojnë shumë. Ata pohojnë se kërkojnë që t’i afrohen një eulijau në mënyrë që ai të ndërmjetësojë tek Allahu apo që t’ia paraqesin nevojat e tyre Allahut. Në fakt ata marrin ndërmjetësues karshi Allahut (azze ue xhel), therin kurban në emër të tyre, zotohen në emër të tyre dhe i kërkojnë ndihmë atyre. Pastaj ata thonë:

“Kjo nuk është idhujtari. Ky është ndërmjetësimi që më afron tek Allahu. Ky është një njeri i devotshëm i cili ka një pozitë tek Allahu. I afrohem atij që ai të më sjellë më afër Allahut.”

Ky është argumenti i tij dhe i idhujtarëve të lashtë:

“Dhe ata që zgjedhin për mbrojtës dhe ndihmues të tjerë në vend të Tij (thonë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër përveçse që të na afrojnë sa më afër Allahut. 39:3

“Ne nuk i konsiderojmë ata të jenë ortak me Allahun. Ne i konsiderojmë ata të jenë ndërmjetësues që na afrojnë tek Allahu.”

Ndërsa ky veprim u quajt “idhujtari” nga Allahu (te ala):

“E pastër është Madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!”

”Dhe adhurojnë në vend të Allahut gjëra që as i dëmtojnë dhe as nuk u sjellin dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu.” Thuaju: “A po e njoftoni Allahun për çka Ai nuk di se çka ka në qiej dhe në tokë?

“E pastër është Madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!” 10:18

Ai e quajti këtë veprim “idhujtari” ndërsa ata thonë se është “ndërmjetësim”. Ky është një fakt. Shumë nga ata që pretendojnë Islamin i përdorin varret si ndërmjetësues midis tyre dhe Allahut. Kjo çështje (idhujtaria) nuk është bërë e qartë për shumë njerëz të paditur, por edhe për nxënësa dije. Ka dijetarë të cilët mbrojnë këta njerëz dhe thonë:

“Ky veprim nuk është idhujtari. Idhujtaria është adhurimi i idhujve. Këta njerëz nuk i adhurojnë idhujt.”

Subhan Allah! Adhurimi i idhujve është një lloj i idhujtarisë. Idhujtaria është të adhurohet dikush tjetër pos Allahut pavarësisht nëse ai është një idhull, një pemë, një shkëmb, një varr, një eulija, një engjëll apo një njeri i devotshëm. Kjo është idhujtari. Nuk është vetëm adhurimi i dedikuar idhujve idhujtari.

Shpërndaje: