Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.I treti: Ai që nuk i konsideron kufarë idhujtarët ose dyshon në mosbesimin e tyre, ose e konsideron fenë e tyre të jetë e saktë është kafir

Autor: Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab

Shpjegues i librit: Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Libri: ”Sherh Nauakid-il-Islam” (Shpjegimi i Anuluesve të Islamit) fq. 16-17

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmusliamen.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin  Abdil-Uehabi (rahimehullah) ka thënë:

I treti: Ai që nuk i konsideron kufarët idhujtarët ose dyshon në mosbesimin e tyre, ose e konsideron fenë e tyre të jetë e saktë është kafir.

Shpjegimi

Kjo është një çështje jashtëzakonisht e rrezikshme. Shumë prej atyre që i atribuohen Islamit bien në këtë dhe nuk bëjnë tekfir mbi idhujtarët. Ata thonë:

“ElhamduliLah që unë nuk e praktikojë idhujtarinë. Megjithatë, unë nuk mund të them se këta njerëz janë kufarë.”

I themi atij: Nuk e ke njohur fenë, ti duhet të bësh tekfir mbi atë të cilin Allahun bën tekfir dhe që adhuron të tjerë pos Allahut (azze ue xhel). Ti je i obliguar që të heqësh dorë prej tyre në të njëjtën mënyrë sikurse Ibrahimi hoqi dorë nga babai i tij dhe nga populli i tij.

”Dhe kujto kur Ibrahimi i tha babait të tij dhe popullit të tij: “Në të vërtetë, unë jam i distancuar nga ato që adhuroni ju, përveç Atij që më ka krijuar dhe i Cili do të më udhëzojë në rrugën e drejt. 43:26-27

…ose e konsiderojnë fenë e tyre të jetë e saktë…

Është edhe më e keqe ta konsiderosh fenë e tyre të jetë e saktë apo të thuhet:

“Veprimi i tyre duhet të diskutohet. Ata janë të paditur dhe kanë rënë në këtë çështje për shkak të injorancës.

Me anë të kësaj ai i mbron ata. Ky person ka rënë në mosbesim më të madh se sa ata sepse ai beson se mosbesimi apo idhujtaria të jetë e saktë apo të dyshoj në këtë. A je duke thënë se je musliman i cili e pason të dërguarin ? I dërguari bëri tekfir mbi idhujtarët, luftoi kundër tyre dhe deklaroi pasuritë dhe jetën e tyre të lejuara që të merren. Ai ka thënë:

“Jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të thonë se “nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut.”1

Përveç kësaj, ai tha:

“Unë jam dërguar me shpatë derisa Allahu të adhurohet.” 2

Allahu (te ala) ka thënë:

”Dhe lufto ndaj tyre derisa të mos jenë sprovë, dhe adhurimi t’i dedikohet vetëm  Allahut.” 8:40

Këtu domethënia e sprovës është “idhujtaria”.


1 Bukhari (2946), Muslimi (20), Maliku (1/269), Ebu Daudi (1556), Tirmidhi (2610) dhe Nesai (5/14) nga Ebu Hurejra.

2  Ahmedi (5115), Ibn Ebi Shejbeh (5/313), Bejhaki në ”Shu’b-ul-Iman” (1199) dhe Ibn Haxheri në ”Taghlik-ut-Ta’lik” (3/445).

Shpërndaje: