Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

5.Revoltat kundër pushtetarëve janë një shembull i terrorizmit

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 11-12

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

2 – Strategjia e frikshme për tu revoltuar kundër udhëheqësve të vendeve dhe mbretërve të umetit, vrasja e forcave të tyre policore dhe përfaqësuesve të shërbimit të vendit nuk është asnjë mënyrë e ligjësuar; kjo është një mënyrë kaotike dhe e shpikur, dhe shembulli mëkatar i terrorizmit. Njerëzit shejtanë dhe xhin i bindin terroristët që ta kryejnë atë, i manipulojnë ata që ata të bien në një mëkat dhe ngjarje të tmerrshme. Ky krim quhet terrorizëm. Atyre nuk u intereson fare se çka thotë feja, ata nuk u frikësohen pushtetarëve, ata nuk turpërohen prej Krijuesit të krijesave, ata nuk i mëshirojnë krijesat e pafajshme sepse ata ia kanë shitur shpirtrat e tyre shejtanit që vullnetarisht fshihet pas tërë urrejtjes në mesin e njerëzve dhe xhinëve. Sa i ligë është veprimi i tyre! Sa i mjerë është veprimi i tyre! Ata kanë blerë devijimin me çmimin e udhëzimit dhe dënimin me çmimin e faljes. Çdo krim ka, megjithatë, shpërblimin e tij përkatës tek Allahu:

جَزَاء وِفَاقًا

”Një shpërblim përkatës!” 1

وَلَا يَظْلِمُ رَبُّكَ أَحَدًا

”Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” 2


1 78:26.

2 18:49.

Shpërndaje: