Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

3.Shpjegimi i Islamit

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Burimi: Fadl-ul-Islam, fq. 13-15

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (te ala) ka thënë:

فَإنْ حَآجُّوكَ فَقُلْ أَسْلَمْتُ وَجْهِيَ لِلّهِ وَمَنِ اتَّبَعَنِ

”E nëse ata polemizojnë me ty (o Muhammed), ti thuaju: “Unë me tërë qenien time i jam dorëzuar Allahut, e po ashtu edhe ata që më pasojnë mua.” 1

Është transmetuar në të vërtetë nga Ibn Umeri (radijAllahu anhu) se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Islami është të dëshmosh se askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh muajin e Ramazanit dhe ta kryesh haxhin në shtëpinë e shenjtë po pate mundësi.” 

Transmeton Bukhari (4777) dhe Muslimi (102).

Është transmetuar në të vërtetë nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Musliman është ai nga gjuha dhe dora e të cilit muslimanët e tjerë janë të sigurt.” 3

Bahz bin Hakim ka transmetuar nga babai i tij, nga gjyshi i tij i cili më tregoi se ai e pyeti të dërguarin e Allahut për Islamin për të cilën ai u përgjigj:

“Islami është që zemra jote t’i nënshtrohet Allahut (te ala), të drejtosh fytyrën tënde drejt Allahut (te ala), të falësh namazin e detyrueshëm dhe të paguash zekatin.” 4

Transmetuar nga Ahmedi.

Ebu Kilabeh transmetoi nga një njeri nga Shami, i cili transmetoi, nga babai i tij, i cili e pyeti të dërguarin e Allahut për Islamin, për të cilën ai u përgjigj:

“Është që zemrën tënde t’ia nënshtrosh Allahut (te ala) dhe që muslimanët e tjerë të jenë të sigurt nga gjuha dhe dora jote.” Ai tha: “Cili Islam është më i miri?” Ai u përgjigj: “Besimi.” Ai e pyeti: “Ç’është besimi?” Ai u përgjigj: ”T’i besosh Allahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dërguarve të Tij dhe tē besosh ringjalljen pas vdekjes.” 5


1 Al-Imran 3:20.

3 Bukhari (6484) dhe Muslimi (41).

4 Ahmedi (3/5), Ibn Hibani (1/376) dhe el-Hakim (4/643).

5 Ahmedi (4/114).

Shpërndaje: