Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)
Burimi: Islami është feja e përsosur
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
I Dyti: Teuhidi Uluhijeh
Për këtë pjesë të Teuhidit ishte arsyeja e betejave në mes të dërguarve dhe popujve të tyre. Si përmbledhje, ky Teuhid është kuptimi i fjalës ”La ilahe ilAllah (Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut)”. Ky koncept bazohet në dy parime: mohim dhe pohim.
Mohimi është të mohuari çdo gjë që adhurohet në vend të Allahut. Kjo vlen pavarësisht se për kë bëhet fjalë.
Pohimi është që të adhurohet vetëm Allahu (xhela ue ala) me të gjitha format e adhurimit sipas mënyrës së përcaktuar. Kurani më së shumti flet në lidhje me këtë lloj të Teuhidit:
”Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni adhurimin e tagutit!” En-Nahl, 16:36
”Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, pra më adhuroni!” 2
”Ai që mohon adhurimin e tagutit dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.” El-Bekare, 2:256
”E ti pra, pyeti ata të dërguarit që i dërguam para teje, a kemi lejuar që në vend të Allahut të adhurohen të adhuruar të tjerë?” 4
”Thuaju (O Muhammed): “Më është shpallur mua se i adhuruari juaj është një Zot. A do t’i nënshtroheni pra vullnetit të Tij si muslimanë?” 5
Ajetet mbi këtë temë janë të shumta.
2 21:25.
4 43:45.
5 21:108.