Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

3.Thirrja në fe

Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Sherh Thalathat-il-Usul, fq. 8

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Çështja e tretë është thirrja në këtë fe. Pra ti duhet të thërrasësh në këtë fe, t’i këshillosh dhe t’i inkurajosh njerëzit që t’i përmbahen asaj. Ti duhet të urdhërosh në të mirë e të ndalosh nga e keqja. Kjo është thirrja në fenë e Allahut. Çdo musliman është i detyruar që të thërrasë në fenë e Allahut aq sa ka mundësi dhe di. Secili burrë apo grua është i detyruar të thërrasë, predikojë, udhëzojë dhe të këshillojë në një mënyrë ose tjetër. Ata duhet të urdhërojnë njerëzit që ta adhurojnë vetëm Allahun, të kujdesen për namazin, të japin zekatin, të agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit, të kryejnë haxhin nëse kanë mundësi, të sillen mirë ndaj prindërve, të mbajnë lidhjet farefisnore dhe të përmbahen nga të gjitha mëkatet.

Shpërndaje: