Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 7-8
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
2 – Haxhitë pa kurban1 duhet të bëjnë nijet Haxhin Temettu, diçka që profeti (salAllahu alejhi ue selem) në fund ka urdhëruar sahabët e tij që ta bëjnë. Përveç kësaj, ai u zemërua me ata sahabë të cilët nuk ju bindën menjëherë urdhrave të tij, të cilët kishin bërë nijet që haxhin e tyre ta bëjnë pa kurban ta shndërronin në umre. Po kështu ai tha:
“Umra i është bashkuar haxhit deri në Ditën e Gjykimit.”
Kur sahabet e pyetën nëse kjo vlente vetëm për atë vit ose përgjithmonë, ai (salAllahu alejhi ue selem) i lidhi gishtat e tij dhe tha:
“Umra i është bashkuar haxhit deri në Ditën e Gjykimit.” Jo, kjo vlen për përgjithmonë. Jo, kjo vlen për përgjithmonë.”2
Si rezultat, profeti (salAllahu alejhi ue selem) urdhëroi Fatimen dhe gratë e tij (radijAllahu anhun) që të dalin nga ihrami pas umres së haxhit. Prandaj Ibn Abbasi e kishte zakon të thoshte:
“Ai që e bën tavafin rreth Qabes ka dalë nga ihrami. Ky është Sunneti i profetit tuaj, po dëshiruat, apo nuk dëshiruat.”3
Ai që nuk vjen me kurban duhet të bëjë nijet bërjen e umres gjatë tre muajve të haxhit. Ai që ka ndërmend të kryejë Haxhin Ifrad ose Haxhin-Kiran dhe më vonë e mëson se i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) urdhëroi që ai të shndërrohet në umre, duhet ta bëjë këtë menjëherë, edhe nëse ai ka ardhur në Mekke, ka bërë tauaf dhe ka ecur në mes Safa dhe Maruah. Në këtë rast ai del nga ihrami dhe e bën nijet haxhin e tij në ditën Taruijeh:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اسْتَجِيبُواْ لِلّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُم لِمَا يُحْيِيكُمْ
“O ju që keni besuar! Përgjigjuni Allahut (duke ju bindur Atij) dhe të dërguarit kur ai ju thërret drejt asaj që do t’ju japë juve jetë.”4
1 Në këtë gjendje, shumica e haxhive janë sot. Është e pazakontë të sjellësh kurbanin nga i njëjti vend që bëri profeti (salAllahu alejhi ue selem). Ai që e bën këtë nuk duhet të qortohet. Ai që nuk sjellë me vete kurban dhe në vend të kësaj bënë Haxhin Kiran ose Haxhin Ifrad, ka kundërshtuar veprimin dhe urdhrin e profetit (salAllahu alejhi ue selem), edhe nëse njerëzit mendojnë ndryshe. Kjo është thënë nga Ibn Abbasi, Muslimi (4/58) dhe Ahmedi (1/287), (1/342) e kanë transmetuar këtë.
2 Shih “Sahih Sunen Ebi Davudi” (1568) dhe (1571).
3 Kjo rrjedh nga fjala e profetit (salAllahu alejhi ue selem):
“Allahu e ka përfshirë umren në haxhin tuaj. Ai që bën tauaf rreth Qabes dhe ecë në mes Safas dhe Marua, ka dalë prej ihramit në qoftë se ai nuk ka kurban me vete.” (Shih “Sahih Sunen Ebi Davud (1573) dhe (1580))
4 8:24