Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

30.Allahu ka dy duar dhe të dyja janë të djathta

Imam Ebu Bekr Muhamed bin El-Husajn El-Axhurri (v. 360)
Një përmbledhje nga libri “Esh-Shari’ah”
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

268 – Ibn Umeri (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Gjëja e parë që Allahu (azze ue xhel) krijoi, ishte lapsi. Ai e mori atë me dorën e djathtë të Tij dhe të dy duart e Tij janë të djathta, dhe e shkroi ekzistencën e botës, dhe atë që do të ndodhë në të, të devotshmit dhe mëkatarët, gjelbërimet dhe thatësirat.”

269 ​​- Abdullah bin Amr (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Në ditën e gjykimit të drejtit do të jenë në minbere nga drita pranë dorës së djathtë të Allahut (azze ue xhel) dhe të dy duart e Tij janë të djathta.”

270 – Abdullah bin Selam (radijAllahu anhu) ka thënë në hadithin e tij të gjatë:

“Pastaj ai tha: “O Adem, zgjidh!” Ademi ﷺ tha: “O Zot, unë po zgjedh dorën Tënde të djathtë dhe të dy duart e Tua janë të djathta.” “Allahu e shtriu atë dhe aty Ademi ﷺ pa pasardhësit e tij nga banorët e xhenetit!” Ademi ﷺ tha: “O Zot, kush janë këta?” Allahu tha: “Pasardhësit e tu deri në ditën e gjykimit për të cilët Unë kam vendosur se do t’i krijoj për në xhenet.”

Shpërndaje: