Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

30.Dëshmia për dorën e Allahut

Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)

Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 67-71

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

30-Hasan bin Ali el-Basri na tregoi, Ebu-Rabi ez-Zahrani na tregoi, Ebu Ma’mar na tregoi, Aun bin  Abdil-lah bin el-Harith na tregoi, nga vëllai i tij, nga babai i tij Abdullah bin bin El-Harith bin Neufel, i cili tha se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Allahu (azze ue xhel) krijoi tre gjëra me dorën e Tij: Ai e krijoi Ademin me dorën e Tij, Ai e shkroi Teuratin me dorën e Tij dhe Ai e mbolli xhenetin me dorën e Tij.”1


1 Bejhaki ka thënë: “Mungon një sahabi në zinxhirin e transmetimit, hadithi është Mursel.” (el-Esma ues-Sifat (2/125)).

Shpërndaje: