Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

30.Biseda e Allahut me njerëzit në ditën e gjykimit

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 392

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

“Duhet të besohet se Allahu do të flasë me robërit në ditën e gjykimit, pa ndonjë ndërmjetës midis tyre. Duhet besuar në këtë.“

Shpjegimi

Profeti ka thënë:

“Nuk ka asnjë prej jush vetëm se Zoti i tij do t’i flas atij pa ndërmjetës mes tyre.” 1

Allahu (tebareke ue te ala) do të thërrasë në ditën e gjykimit:

وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ أَيْنَ شُرَكَائِي قَالُوا آذَنَّاكَ مَا مِنَّا مِن شَهِيدٍ وَضَلَّ عَنْهُم مَّا كَانُوا يَدْعُونَ مِن قَبْلُ وَظَنُّوا مَا لَهُم مِّن مَّحِيصٍ

“Dhe ditën kur Ai do t’u thërrasë atyre: “Ku janë ata (të ashtuquajturit) shokë, të barabartët (me Mua të cilët ju i trilluat)?” Ata do të thonë: “Të njoftojmë Ty, se askush nga ne nuk dëshmon për këtë (që ata janë të barabartët e Tu)! Dhe ata të cilët (politeistët) gjithnjë u luteshin më parë, do t’i zhgënjejnë dhe do të ndjejnë se ata nuk kanë asnjë vend strehimi (nga ndëshkimi i Allahut).” 2

وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ فَيَقُولُ أَيْنَ شُرَكَائِيَ الَّذِينَ كُنتُمْ تَزْعُمُونَ

“Dhe kujto ditën kur Ai (Allahu) do t’u thërrasë atyre e t’u thotë: “Ku janë shokët e Mi të barabartë me Mua të cilët i pohonit ju?” 3

Ndërsa thirrja përbëhet nga shkronjat dhe zëri, e cila është fjalë. Ai do t’i thërras banorët e xhenetit:

“A jeni të kënaqur? A dëshironi që ti’u jap më shumë se kaq?” 4

Ai do të bisedojë dhe do të flasë. Ai (subhanehu ue te ala) do të bisedojë me secilin prej tyre pa ndërmjetësues. Ai do të bisedojë me të gjithë. Allahu (subhanehu ue te ala) përshkruhet gjithmonë me këtë përsosmëri. Të folurit e Tij me individët në ditën e gjykimit i përket cilësive të Tij të përsosura sikurse Ai ka biseduar me Musain, Muhammedin, Xhibrilin dhe engjëjt (salAllahu alejhim ue selem). Pika e gjithë kësaj është se Ai do të bisedojë me besimtarët në ditën e gjykimit.


1 Bukhari (6539) dhe Muslimi (1016).

2 41:47-48.

3 28:62.

4 Muslimi (181).

Shpërndaje: