Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 36-37
Përktheu: Valdet Gashi
Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
26 – Ai i krijoi krijesat me dijen e Tij.
Shpjegimi:
Allahu (subhaneh) ka thënë:
أَلَا يَعْلَمُ مَنْ خَلَقَ وَهُوَ اللَّطِيفُ الْخَبِيرُ
“A nuk e di Ai i Cili ka krijuar? Dhe Ai është më i Buti dhe më Dashamirësi (ndaj robërve të Tij), i Dituri për çdo gjë.”1
Krijesat e tij (te ala) dëshmojnë diturinë dhe aftësinë e Tij, ashtu siç Ai tha:
وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيُعْجِزَهُ مِن شَيْءٍ فِي السَّمَاوَاتِ وَلَا فِي الْأَرْضِ إِنَّهُ كَانَ عَلِيمًا قَدِيرًا
“Dhe Allahut nuk mund t’i shpëtojë ndonjë gjë në qiej ose në tokë; padyshim që Ai është kurdoherë i Gjithëdituri, Mbizotëruesi i Gjithëfuqishëm.”2
1 67:14
2 35:44