Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

31.Burri duhet ta furnizojë gruan

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj është që ta furnizojë atë sipas zakonit. Kur ai ushqehet duhet ta ushqejë edhe atë, kur blen veshje duhet të blejë edhe për të. Pra prej burrit kërkohet që ta furnizoj gruan dhe ta ushqejë atë sipas zakonit, pa teprim ose koprraci. Nuk duhet të jetë koprrac me atë që posedon dhe që të mos i japë asaj. Duhet të veprojë sipas zakonit dhe nuk duhet t’i japë më shumë sesa ka mundësi dhe më shumë se sa thotë zakoni.

Profeti ka thënë:

”Të drejtat e tyre mbi ju janë që të silleni mirë me to dhe t’u jepni veshmbathje dhe ushqim.”

Transmeton Muslimi (1218).

Shpërndaje: