Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

52.Leximi në namazin e drekës

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 98-99

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

2 – Namazi i drekës

Profeti lexonte në dy rekatet e para suren El-Fatiha dhe një sure tjetër pas saj. Ai lexonte më gjatë në rekatin e parë se sa në të dytin1.

Mund të ndodhte që ai e zgjate namazin në rekatin e parë aq shumë sa që kur fillonte namazi një person mund të shkonte tek varrezat në El-Baki”, të kryej nevojën e tij, të vijë në shtëpi, të marrë abdes dhe të vijë në xhami ndërsa i dërguari i Allahut ﷺ ishte ende në rekatin e parë.2

Ata mendonin se ai e zgjate aq shumë namazin në mënyrë që njerëzit të arrijnë t’i bashkëngjitheshin në rekatin e parë.3

Në çdo rekat ai lexonte rreth tridhjetë ajete sikurse surja ”Es-Sexhde”, duke përfshirë suren El-Fatiha4.

Disa herë profeti lexoi suret ”Et-Tarik”, ”El-Buruxh”, ”El-Lejl” dhe sure të ngjashme.5

Mund të ndodhte të lexonte suren ”Inshikak” dhe të ngjashme.6

Kur ata panë se mjekra e tij lëvizte ata e dinin se ai e falte namazin e drekës dhe të ikindisë.7


1 Bukhari dhe Muslimi.

2 Muslimi dhe Bukhari në ”Xhuz’-ul-Kira’ah”.

3 Ebu Daudi me një zinxhir të mirë transmetimi dhe Ibn Khuzejmeh (1/165/1).

4 Ahmedi dhe Muslimi.

5 Ebu Daudi dhe Tirmidhi i cili tha se hadithi është autentik dhe gjithashtu Ibn Khuzejmeh (2/62/1).

6 Ibn Khuzejmeh në Sahihun e tij (2/67/1).

7 Bukhari dhe Ebu Daudi.

Shpërndaje: