Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 46-47
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:
Allahu (te ala) ka thënë:
يَا عِيسَى إِنِّي مُتَوَفِّيكَ وَرَافِعُكَ إِلَيَّ
”O Isa! Unë do të marr ty, do të të ngre lartë pranë Meje.” 1
بَل رَّفَعَهُ اللّهُ إِلَيْهِ وَكَانَ اللّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا
“Por, Allahu e ngriti atë (Isain) lartë pranë Vetes së Tij.” 2
إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ وَالْعَمَلُ الصَّالِحُ يَرْفَعُهُ
”Tek Ai ngrihet fjala e mirë dhe puna e drejtë, e lartëson atë (fjalën e mirë).’’ 3
يَا هَامَانُ ابْنِ لِي صَرْحًا لَّعَلِّي أَبْلُغُ الْأَسْبَابَ أَسْبَابَ السَّمَاوَاتِ فَأَطَّلِعَ إِلَى إِلَهِ مُوسَى وَإِنِّي لَأَظُنُّهُ كَاذِبًا
“E Faraoni tha: “O Haman, ma ndërto mua një pirg (vend të lartë), e ndoshta do t’i gjejë rrugët. Rrugët e qiejve, që të mund ta shoh Zotin e Musait, edhe pse unë me të vërtetë mendoj se ai është gënjeshtarë.” 4
Shpjegimi
Ajetet e para të cilat autori (rahimehullah) i përmend këtu, bëjnë fjalë në lidhje me pohimin e cilësisë së Allahut se Ai qëndron lart, ndërsa ajetet e më vonshme do të flasin në lidhje me shoqërimin.
Allahu (xhele ue ala) ka pohuar për veten e Tij se Ai është lart, mbi arsh, mbi qiej dhe se Ai adhurohet nga ata që janë poshtë Tij. Ehl-us-Sunneti janë unanim lidhur me këtë. Dijetarët e Ehl-us-Sunetit janë unanim se Allahu (subhaneh) është lart, mbi arsh dhe se Ai është ngritur mbi të në mënyrën që i përket Madhërisë dhe Madhështisë së Tij. Ai (xhele ue ala) ka thënë:
الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى
”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi arsh.” 5
إِنَّ رَبَّكُمُ اللّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ
“Vërtet, Zoti juaj është Allahu që krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi arsh.” 6
Në shtatë ajete Allahu (subhaneh) pohon se Ai është lart dhe i ngritur mbi arsh. Ngritja i përket vetëm Madhërisë së Tij. Asnjë prej cilësive të Tij nuk u ngjasojnë cilësive të krijesave. Kjo e dëshmon lartësimin. Allahu (xhela ue ala) ka thënë:
يَا عِيسَى إِنِّي مُتَوَفِّيكَ وَرَافِعُكَ إِلَيَّ
”O Isa! Unë do të marr ty, do të të ngre lartë pranë Meje.”
بَل رَّفَعَهُ اللّهُ إِلَيْهِ وَكَانَ اللّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا
“Por, Allahu e ngriti atë (Isain) lartë pranê vetes së Tij. Dhe Allahu është i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues (i Cili vë çdo gjë në vendin e vet).”
Do të thotë Isa (alejhis-selam). Ai (xhele ue ala) ka thënë:
إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ وَالْعَمَلُ الصَّالِحُ يَرْفَعُهُ
”Tek Ai ngrihet fjala e mirë dhe puna e drejtë, e lartëson atë (fjalën e mirë).’’
Ngrihet do të thotë se ajo ngrihet lartë. Kjo dëshmon se Ai është lart. Veprat ngrihen lart tek Ai dhe vepra e mirë ngrihet tek Ai.
Edhe engjëjt ngrihen te Ai. Ai (xhele ue ala) ka thënë:
تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ
“Tek Ai ngrihen engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet.” 7
Profeti ynë ﷺ u ngrit lart në qiellin e shtatë dhe e dëgjoi fjalën e Zotit të tij (xhele ue ala). E gjithë kjo është e vërtetë sipas Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit dhe është obligim që të pohohet.
1 Al-Imran 3:55.
2 En-Nisa’ 4:158.
3 El-Fatri 35:10.
4 Gafir 40:36-37.
5 Ta Ha 20:5.
6 El-A’raf 7:54.
7 El-Mearixh 70:4.