Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 47-48
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejh-ul-Islam Ahmed Ibnu Tejmije (rahimehullah) ka thënë:
Allahu (te ala) ka thënë:
أَأَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاء أَن يَخْسِفَ بِكُمُ الأَرْضَ فَإِذَا هِيَ تَمُورُ أَمْ أَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاء أَن يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِبًا فَسَتَعْلَمُونَ كَيْفَ نَذِيرِ
“A u siguruat ju prej Atij që është mbi qiell që të mos u lëshojë toka kur ajo të dridhet? A u siguruat ju prej Atij që është mbi qiell që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im!” 1
Shpjegimi
Fjalët e Allahut (subhaneh) في السماء “Mbi qiell” kanë për qëllim lartësinë. Fjala السماء (qiell) do të thotë lartësi. Është Allahu (xhela ue ala) i Cili është në lartësi. Gjithashtu është thënë se السماء do të thotë qiejt. Në këtë rast فِي do të thotë mbi, pra mbi qiell. Pra, nëse fjala السماء ka për qëllim lartësinë, atëherë kuptimi është i qartë, pra se Ai (xhele ue ala) është në lartësi. Dhe nëse fjala السماء ka për qëllim qiejt, atëherë فِي do të thotë mbi, e cila gjithashtu mund të ketë kuptim. Për shembull, ka thënë Allahu (te ala) se Faraoni tha:
وَلَأُصَلِّبَنَّكُمْ فِي جُذُوعِ النَّخْلِ
“Unë do t’ju kryqëzojë juve në (فِي) trungjet e hurmave.” 2
Do të thotë mbi trungjet e palmave. Allahu (subhaneh) gjithashtu ka thënë:
فَسِيحُواْ فِي الأَرْضِ
“Pra, ju qarkulloni nëpër (فِي) tokë.” 3
Do të thotë mbi tokë. Pra ajetet do të thonë se Allahu (xhele ue ala) është në lartësi, mbi qiell dhe i Lartësuar mbi çdo gjë tjetër. Këtë besim e ka gjithë Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati. Ata janë të bashkuar se Allahu është në lartësi dhe mbi arsh, kundrejt bidatçive sikurse Khauarixhëve, Mutezilive dhe Xhehmive që mendojnë ndryshe. Allahu (xhele ue ala) ka pohuar se Ai është në lartësi dhe mbi arsh. Pasuesit e bidateve thonë se Allahu është kudo. Ky besim është injorancë, i kotë, mosbesim dhe herezi. Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati, me sahabët dhe pasardhësit e tyre të drejtë në krye, thonë se Allahu (subhaneh) është mbi arsh dhe se Ai është ngritur mbi të, që do të thotë u ngrit mbi të në një mënyrë që i takon madhështisë së Tij. Krijesat nuk i ngjajnë asnjë prej cilësive të Tij.
Kur Imam Malik bin Enesi (rahimehullah) – imami i Medinës dhe një nga katër imamët – u pyet për këtë, ai u përgjigj:
“Ngritja është e njohur. Mënyra se si është e panjohur. Është e detyrueshme që të besohet në të. Është bidat të pyesësh në lidhje me të.”
E ngjashme është transmetuar nga mësuesi i tij Rabi’ah bin Abi Abdirr-Rrahman4 dhe Umm Selemeh5. Të njëjtën gjë e kanë thënë të tjerët nga imamët e selefit duke përfshirë El-Euzain, Eth-Theurin, Is’hak bin Rahojën dhe Imam Ahmed bin Hanbelin.
1 El-Mulk 67:16-17
2 Ta Ha 20:71
3 Al-Imran 9:2
4 Sherh Usul I’tikad Ehl-is-Sunneh uel-Xhema’ah (2/398) nga El-Lalakai, El-Esma ues-Sifat (2/151) nga el-Bejhaki dhe El-Uluv, fq. 132, nga Edh-Dhehebi. Autentik sipas El-Albanit në ”Mukhtasar-ul-Uluv”, fq. 132.
5 Sherh Usul I’tikad Ehl-is-Sunneh uel-Xhema’ah (2/397), Akidat-us-Selef ue As’hab-il-Hadith, fq. 179, nga Es-Sabuni dhe El-Uluv, fq. 65, nga Edh-Dhehebi.