Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)
Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 72-73
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
32 – Abdullah bin Muhamed bin Abdil-Aziz na tregoi, Hudbeh bin Khalid Ebu Khalid el-Kajsi na tregoi, Hamad bin Selemeh na tregoi, nga Ja’la bin Ata, nga Uaki bin Hudus, nga Ebu Razin, i cili tha se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Zoti ynë (azze ue xhel) qesh me humbjen e shpresës së robërve të Tij, ndërsa ndryshimi i Tij është afër.” Ebu Razin, tha: “A qesh Zoti (azze ue xhel)? “Ai ﷺ tha: “Po.” Atëherë unë thashë: “Atëherë një Zot që qesh kurrë nuk do të na privon ndonjë mirësi.” 1
1 Et-Tajalisi (1092), Ahmedi (4/11), Ibn Maxheh (181), Ibn Ebi Asim (554), Tabarani (19/207), el-Axhuri, fq. 279, dhe Darakutni (30). Autentik sipas Albanit në ”Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah” (6/2/732-733).