Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

32.Burri duhet ta trajtojë gruan mirë

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj është që ta trajtojë atë mirë sipas zakonit nëse kjo nuk bie në kundërshtim me ligjin e Zotit.

Profeti ﷺ ka thënë:

”Të drejtat e tyre mbi ju janë që të silleni mirë me to.” 

Transmeton Tirmidhi (1163) dhe Ibn Maxheh (1851), hadithi është i mirë dhe autentik sipas Tirmidhiut, po ashtu imam Albani e konsideron të saktë në ”Sahih Sunnen et-Tirmidhi (1/594)”.

Shpërndaje: