Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

32.Hedhja e gurëve në ditët e Teshrikut

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 37-38

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

117 – Pastaj haxhiu kthehet në Mina dhe qëndron aty gjatë ditëve dhe netëve të Teshrikut.

118 – Çdo ditë, pasi që dielli të ketë kaluar zenitin, ai hedh gurët tek tri shtyllat. Secila shtyllë duhet të gurëzohet shtatë herë, siç është thënë tashmë (86-90).

119 – Fillon me shtyllën më të afërt xhamisë Khejf. Pasi ajo të jetë gurëzuar, haxhiu merr disa hapa përpara në të djathtë, kthehet në drejtim të Kiblës dhe qëndron gjatë dhe të lutet me duar të ngritura1.

120 – Pastaj ai shkon tek shtylla e dytë dhe e gurëzon atë. Pasi ajo të jetë gurëzuar, haxhiu merr disa hapa në të majtë, kthehet në drejtim të Kiblës dhe qëndron gjatë dhe të lutet me duar të ngritura2.

121 – Pastaj ai shkon tek shtylla e tretë – shtylla Akabeh – dhe e gurëzon atë. Tani Qabja duhet të jetë në të majtë të tij dhe Mina në të djathtë të tij. Ai nuk duhet të qëndrojë këtu3.

122 – Në të njëjtën mënyrë, hedhja e gurëve bëhet në dy ditët e ardhshme.

123 – Pas hedhjes së gurëve të ditës së dytë, lejohet të udhëtojë në shtëpi. Nuk është e detyrueshme për të hedhur gurët tre ditë.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَاذْكُرُواْ اللّهَ فِي أَيَّامٍ مَّعْدُودَاتٍ فَمَن تَعَجَّلَ فِي يَوْمَيْنِ فَلاَ إِثْمَ عَلَيْهِ وَمَن تَأَخَّرَ فَلا إِثْمَ عَلَيْهِ لِمَنِ اتَّقَى

 “Dhe kujtoni Allahun gjatë ditëve të përcaktuara, por kushdo që nxiton të largohet për dy ditë, atëherë kjo nuk përbën gjynah për të dhe kushdo që qëndron (edhe për një ditë), po kështu nuk është gjynah për të, në qoftë se ai ka për qëllim mirësinë dhe t’i bindet Allahut (ta ketë frikë Atë).”4

Sidoqoftë, është më mirë të qëndrosh më gjatë për të hedhur gurët, sepse kjo është Sunnet5.


1 E gjithë kjo është konfirmuar në hadithin e Ibn Mesudit siç transmetohet mes tjerësh nga Bukhari dhe Muslimi. Në disa libra të haxhit thuhet se duhet qëndruar i kthyer kah Kibla gjatë kohës kur e gurëzon shtyllën Akabeh. Ky veprim është në kundërshtim me këtë hadith autentik. Ky nuk kundërshtohet vetëm nga një transmetim i çuditshëm, por nga një kundërshtim. Këtë e kam sqaruar në “ed-Da’if” (4864).

2 Ibid.

3 Ibid.

4 2:203

5 Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë:

“Nëse ndodhë që ai të mbetet në Mina pasi dielli të ketë perënduar, ai duhet të qëndrojë aty për të hedhur gurët në ditën e tretë”.

Këtë mendim e kanë shumica ndryshe nga ajo që ka thënë Ibn Hazmi në “el-Muhalla” (7/185). En-Nevevi dëshmoi mendimin e tyre me kuptimin e fjalëve të Tij (te ala):

فَمَن تَعَجَّلَ فِي يَوْمَيْنِ فَلاَ إِثْمَ عَلَيْهِ

 “Por kushdo që nxiton të largohet për dy ditë.”

Ai tha në “el-Mexhmu” (8/283):

“Dita vlen vetëm për ditën dhe jo për kohën e natës.”

Përveç kësaj, është vërtetuar se Umeri dhe djali i tij Abdullahi kanë thënë:

“Ai që qëndron deri në mbrëmje në ditën e dytë në Mina, duhet të qëndrojë aty deri të nesërmen dhe pastaj të largohet me të tjerët.”

Formulimi i Ibn Umerit në “el-Muuatta” “thuhet si vijon:

“Nuk duhet larguar nga aty derisa të mos gurëzon shtyllat të nesërmen.”

Imam Muhammedi e transmetoi atë nga Maliku dhe tha:

“Ky është mendimi ynë, i Ebu Hanifes dhe mendimi i shumicës.” (el-Muvatta ‘(233))

Shpërndaje: