“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

32.Ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit

Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husajn el-Axhurri (v. 360)

Një përmbledhje nga libri ”esh-Shari’ah”

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

279 – Dijeni Allahu ju mëshiroftë se ai që e mohon ndërmjetësimin (shefatin), ai pretendon se kushdo që hyn në xhehenem kurrë nuk do të dal nga aty. Ky është besimi i Mutezilive. Ata e mohojnë ndërmjetësimin (shefatin) dhe çështje të tjera që janë pohuar në Librin e Allahut (azze ue xhel), në Sunnetin e të dërguarit të Allahut dhe të sahabëve të tij, metodologjinë e tebiinëve dhe mendimeve të dijetarëve. Mutezilitë i kundërshtojnë të gjitha këto çështje. Ata nuk kthejnë kokën nga Sunneti i të dërguarit të Allahut dhe sahabëve të tij. Në vend të kësaj, ata pasojnë ajetet Kuranore që janë më pak të qarta dhe atë që ata besojnë se ato përputhen me logjikën e tyre. Kjo nuk Është metodologjia e muslimanëve. Kjo metodologji u përket atyre që janë larguar nga rruga e drejtë dhe janë devijuar nga shejtani.

280 – Allahu (azze ue xhel) na ka paralajmëruar kundër këtyre cilësive. Po ashtu profeti dhe imamët na kanë paralajmëruar kundër tyre.

281 – Allahu (te ala) ka thënë lidhur me këtë :

فَأَمَّا الَّذِينَ في قُلُوبِهِمْ زَيْغٌ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَابَهَ مِنْهُ ابْتِغَاء الْفِتْنَةِ وَابْتِغَاء تَأْوِيلِهِ وَمَا يَعْلَمُ تَأْوِيلَهُ

“E ata, që në zemrat e tyre kanë anim nga e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e gjoja kërkojnë komentin e tyre.” Al-Imran 3:7

282 – Aishah (radijAllahu anha) transmeton se i dërguari i Allahut e lexoi ajetin:

“E ata, që në zemrat e tyre kanë anim nga e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e gjoja kërkojnë komentin e tyre.” Al-Imran 3:7

Pastaj ai ﷺ tha:

”Nëse i shihni ata që ndjekin atë që është më pak e qartë në të, (ju duhet ta dini se) janë ata që Allahu i ka përmendur; prandaj kini kujdes prej tyre.”

283 – Umer bin el-Khatabi (radijAllahu anhu) ka thënë:

”Disa polemizojnë me ju me ndihmën e ajeteve Kuranore që janë më pak të qarta. Mbrohuni kundër tyre me Sunnetin. Vërtetë që pasuesit e Sunnetit janë më të diturit rreth Librit të Allahut (azze ue xhel).”

284 – Jezid El-Fakir ka thënë:

”Ne ishim në Mekë dhe i shte me mua një vëlla i cili quhej Talk bin Habib. Në atë kohë ne pasonim mendimin e Khauarixhëve. Kishim dëgjuar se Xhabir bin Abdil-Lah El-Ensari kishte ardhur. Ne shkuam tek ai dhe i thamë: ”Ne kemi dëgjuar se ti ke një mendim në lidhje me ndërmjetësimin (shefatin) që kundërshtonë fjalët e Allahut (azze ue xhel).” Ai na shikoi dhe tha: ”A jeni ju irakianë?” Ne thamë: ”Po.” Ai filloi të buzëqesh. Pastaj tha: ”Ku e gjeni këtë në Lirbin e Allahut (azze ue xhel)?” Ne thamë: ”Aty ku Zoti ynë thotë:

“Zoti ynë, atë që Ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; për mizorët nuk ka ndihmëtarë!” Al-Imran 3:192

“Ata përpiqen të dalin nga zjarri, por s’kanë të dalë nga ai, ata kanë dënim të përhershëm.” El-Maideh 5:37

Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen me dhunë në të përsëri (u thuhet): ”Vuajeni dënimin me djegie!” Haxhxh 22:22

Atëherë ai tha: ”A jeni ju më të ditur se unë rreth Librit të Allahut (azze ue xhel)?” Ne thamë: ”Ti je më i ditur.” Ai tha: ”Betohem në Allahun se kam qenë prezent kur iu shpallë të dërguarit të Allahut . Unë gjithashtu kam qenë prezent gjatë interpretimit të të dërguarit të Allahut . Ndërmjetësimi (shefati) është në Librin e Allahut (azze ue xhel) për ata që logjikojnë.” Ne i thamë: ”Ku është ndërmjetësimi?” Ai tha: ”Në suren ”El-Mudeththir”.” ”Pastaj ai lexoi:

”Çfarë u solli juve në Sekar?” ”Ata thonë: ”Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin. Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota. Dhe kemi qenë që nuk e besonim Ditën e Gjykimit. ”Derisa na erdhi e vërteta (vdekja)!” Atëherë ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve nuk do t’u ndihmojë atyre.” El-Mudeththir 74:42-48

Ju e shihni se ai do tu sjell dobi vetëm atyre që e adhurojnë vetëm Allahun.”

285 – Ata që përgënjeshtrojnë ndodhjen e ndërmjetësimit e bëjnë këtë nga një keqinterpretim i rëndë. Si rezultat, ata e braktisin Kuranin dhe Sunnetin. E gjitha kjo për shkak se ata mbështeten në ajetet që kanë të bëjnë me kufarët. Allahu (azze ue xhel) ka thënë se kufarët do të qëndrojë aty (në xhehenem) përgjithmonë. Pastaj vijnë këta mohues dhe thonë se kjo ka të bëjë me pasuesit e Teuhidit. Ata nuk shilojnë atë që i dërguari i Allahut ka thënë në lidhje me ndërmjetësimin (shefatin) dhe se ajo do të arrijë mëkatarët e mëdhenjë. Kjo është pikërisht ajo që tregon Kurani. Kështu, këta njerëz në përgjithësi kanë braktisur rrugën e besimtarëve dhe kanë pasuar një rrugë tjetër. Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

”Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qatë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në dunja) dhe e fusim në xhehenem. Sa përfundim i keq është ai.” En-Nisa’ 4:115

286 – Të gjithë ata që e refuzojnë Sunnetin e të dërguarit të Allahut dhe të sahabëve të tij e kanë kundërshtuar profetin  dhe kanë vepruar me lösningen ndaj tij . Po ashtu, ata kanë vepruar me mosbindje ndaj Allahut (azze ue xhel) kur ata kanë braktisur Sunnetin e profetit . Nëse këta heretikë do të kishin diçka në kokën e tyre dhe të kishin respektuar vetet e tyre, ata do të dinin se dispozitat e Allahut (azze ue xhel) dhe e rërë ajo me të cilën njerëzit e adhurojnë Atë, duhet të merren vetëm nga Libri (Kurani) dhe Sunneti.

287 – Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) ka thënë në lidhje me ajetin:

“Ndosha mohuesit do të dëshironin që të ishin muslimanë.” El-Hixhr 15:2

Mëshira dhe ndërmjetësimi do të vlejë derisa të thuhet: “Do të hyjnë të gjithë muslimanët në xhenet.” Atëherë kufarët do të dëshirojnë që të ishin muslimanë.”

288 – Argumeni të cilit i përmbahen mohuesit e ndërmjetësimit (shefatit) është shkatërruar. Mjerë ata në qoftë se nuk pendohen! Është transmetuar se Enes bin Maliku (radijAllahu anhu ) ka thënë:

”Ai që e mohon ndërmjetësimin nuk do të ndërmjetësohet për të.”

Shpërndaje: