Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 32: Si duhet t’u jepet mes’h mesteve?
Përgjigje: Është ana e sipërme e mesteve të cilës duhet t’u jepet mes’h. Dora duhet t’i jap mes’h vetëm nga maja e gishtave deri tek kyçi i këmbës. Dy duart duhet t’u japin mes’h dy këmbëve; dora e djathtë i jep mes’h këmbës së djathtë dhe dora e majtë i jep mes’h këmbës së majtë dhe kjo duhet të ndodhë në të njëjtën kohë. Atyre duhet t’u jepet mes’h sikurse u jepet mes’h veshëve. Kjo është ajo që sugjeron sunneti. El-Mugire bin Shu’beh -radijAllahu anhu- ka thënë në lidhje me veprimin e profetit ﷺ:
“… dhe u dha mes’h sipër tyre.”
Ai nuk tha se ai së pari i dha mes’h të djathtës. Ai tha:
“… dhe u dha mes’h sipër tyre.”
Kjo është me sa duket sunnet.
Nëse një dorë nuk i funksionon, ai duhet së pari t’i jap mes’h të djathtës dhe pastaj të majtës. Shumë njerëz i japin mes’h këmbës së djathtë me të dy duart dhe këmbës së majtë me të dy duart. Kjo nuk ka bazë me aq sa unë di. Dijetarët thonë se dora jote e djathtë duhet t’i jap mes’h këmbës të djathtë dhe dora e majtë, këmbës së majtë. Pa marrë parasysh se si u jepet mes’h atyre kjo është e vlefshme. Unë flas vetëm për atë që është më e mirë.