Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)
Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 73-74
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
33 – Jahja bin Muhammed bin Sa’id na tregoi, Muhammed bin Harun Ebu Neshit na tregoi, el-Mughirah Abdul-Kudus bin el-Haxhaxh na tregoi, Abdurr-Rrahman bin Jezid bin Temim na tregoi, nga ez-Zuhri, nga Se’id bin el-Musejjeb, nga Ebu Hurejra i cili tha se profeti ﷺ ka thënë:
”Zoti ynë (azze ue xhel) qesh me dy persona. Njëri prej tyre vret tjetrin dhe që të dy do të hyjë në xhenet.”1
Abdurr-Rrahmani ka thënë:
“Ez-Zuhri u pyet për shpjegimin e këtij. Ai tha: “Një pagan e vrau një musliman, pagani u konvertua në Islam dhe pastaj hyri në xhenet.”
1 Bukhari (2826), Muslimi (1890) dhe Ibn Maxheh (191).