Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.85
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nga të dy ajetet (i sures Nur dhe i sures Ahzab) bëhet e qartë se gruaja kur të dalë nga shtëpia e ka obligim të veshë një shami dhe mbi shami të veshë xhilbabin. Kjo mënyrë e mbulon atë më mirë dhe kështu vështirë se mund të shfaqet diçka prej kokës së saj apo prej shpatullave të saj gjë të cilën e kërkon sheriati, siç do ta sqarojmë në vijim (në kushtin e katërt). Në këtë mënyrë u shpjegua nga disa prej selefëve, ajeti i veshjes së jashtme.
Es-Sujuti tha:
”Ibn Ebi Hatim transmetoi nga Seid bin Xhubejri se ka thënë për ajetin:
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاء الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَابِيبِهِنَّ
“O profet! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (xhilbabin) e tyre mbi gjithë trupin e tyre.” 33:59
Ato duhet të mbulohen me veshje të jashtme (me xhilbab) që duhet të vendoset mbi shami. Nuk i lejohet një burri të huaj që të shohë një grua muslimane nëse ajo nuk ka rrobat e jashtme mbi shami me të cilën e mbulon kokën së bashku me pjesën e qafës dhe kraharorit.” 1
Dije se shumica e grave muslimane sot kur dalin jashtë nuk e zbatojnë kombinimin e veshjes së jashtme (xhilbabit) së bashku me shaminë pasi ato ose dalin jashtë vetëm me veshje të jashtme ose vetëm të veshura me shami të cilat tek disa prej tyre jo gjithmonë janë të gjata aq sa duhet dhe këto janë ato të cilat i quajnë sot me emrin “shall”, saqë mund të zbulohen prej tyre ato bukuri të fshehta të cilat Allahu i ka ndaluar të shfaqen si psh pjesa e ballukeve dhe ajo e qafës.
1 ed-Durr el-Menthur (5/222).