“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

34.Afërsia e Allahut ndaj krijesave

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz (v. 1420)
Sherh El-Akide El-Uasitije
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) thotë:

Allahu (te ala) ka thënë:

“Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë dhe pastaj u ngrit mbi arsh. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngrihet në të dhe Ai është me ju kudo që të jeni, Allahu është Gjithëvëzhgues për gjithçka që ju punoni.” El-Hadid, 57:4 

 “Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave veçse Ai është i katërti; e as mes pesë vetave veçse Ai është i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj Ai do t’i njoftojë ata në ditën e kijametit për gjithë ç’kanë bërë. Vërtet që Allahu është i Gjithëditur për çdo gjë.” El-Muxhadile, 58:7

“Mos u pikëllo (frikëso), Allahu është me ne!” Et-Teube,9:40

“Mos u frikësoni se Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh.” Ta Ha, 20:46

“Ska dyshim se Allahu është me ata që i frikësohen Atij (duke i përmbushur detyrimet ndaj Tij) dhe me ata që janë bamirës.” En-Nahl, 16:128

 “Dhe bëhuni të durueshëm se Allahu me të vërtetë është me të durueshmit.” El-Enfal, 8:46

“Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e Allahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha”! Allahu është me durimtarët.” El-Bekare,2:249

Shpjegimi

Ajeti i fundit është në lidhje me afërsinë e veçantë dhe të përgjithshme.

Allahu (te ala) ka thënë:

“Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë dhe pastaj u ngritë mbi arsh. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngrihet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, Allahu është Gjithëvëzhgues për gjithçka që ju punoni.”

Allahu (xhela ue ala) di çdo gjë që është në qiej dhe në tokë. Ai e di çka ka qenë dhe çfarë do të jetë. Ai di çdo gjë. Ai është me robërit e Tij kudo që janë, do të thotë me dijen e Tij, ndërsa Ai njëkohësisht është mbi arsh. Ai është me ta me dijen e Tij të gjerë të cilës asgjë nuk mund t’i shpëtojnë.

Ai (te ala) ka thënë:

“Që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka me diturinë e Tij.” Et-Talak 65:12

“Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.” El-Enfal, 8:75

“Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave veçse Ai është i katërti; e as mes pesë vetave veçse Ai është i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj Ai do t’i njoftojë ata në ditën e kijametit për gjithë ç’kanë bërë. Vërtet që Allahu është i Gjithëditur për çdo gjë.”

Ai filloi ajetin me diturinë dhe e përfundon atë me diturinë, në mënyrë që lexuesi dhe dëgjuesi ta di e Ai po flet për dijen, se Allahu është mbi arsh dhe se asgjë nuk i fshihet Atij (xhela ue ala).

E njëjta gjë mund të thuhet në lidhje me afërsinë e veçantë:

“Mos u pikëllo (friko), Allahu është me ne!”

Këtë ia tha profeti ﷺ, Ebu Bekrit si-Sidikut (radijAllahu anhu) në shpellë. Allahu (te ala) i tha Musait dhe Harunit (salAllahu alejhime ue selem):

“Mos u frikësoni, se Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh.”

Allahu (te ala) ka thënë:

 “Dhe bëhuni të durueshëm se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit.”

“Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e Allahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha”! Allahu është me durimtarët.”

Të gjitha këto ajete kanë të bëjnë me afërsinë e veçantë të Allahut ndaj eulijave të Tij, robërve besnik dhe të bindur dhe profetëve; Ai i përfshinë ata me dijen e Tij, i ndihmon ata dhe i mbështet ata.

Afërsia e përgjithshme përfshinë diturinë dhe përfshirjen e çdo gjëje, dhe se asgjë nuk është e fshehur për Allahun dhe se Ai drejton dhe mbikëqyrë krijesat.

Afërsia e veçantë është më tepër se e përgjithshme, ajo është me dije dhe mbështetje dhe mbrojtje për eulijatë e Allahut, siç tregojnë ajete:

“Mos u pikëllo (frikëso), Allahu është me ne!”

“Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj dhe shoh.”

Këtë Allahu ia tha Musait dhe Harunit kur ata qëndronin para Faraonit. Allahu i mbrojti ata ndaj sherrit të tij.

Allahu është (me dijen e Tij) me të gjithë robërit e Tij. Asgjë që ata bëjnë nuk është e fshehur prej Tij. Njëkohësisht Ai është mbi arsh. Dija e tij përfshinë çdo gjë. Ai e di dhe e sheh një milingonë të zezë mbi një gur të zi në mes të natës. Ai e di se si uji rrjedh dhe pluskon në lumenj dhe dete. Ai e di se çfarë ujërat mbajnë. Ai e di çdo gjë që ndodhë në botë. Ai e di se çfarë shpirtrat fshehin. Asgjë nuk është e fshehur prej Allahut (subhanehu ue te ala):

“Në çfarëdo pune që të jesh, çfarëdo gjëje që të lexosh nga Kurani dhe çfarëdo pune që të bëni (o njerëz), Ne jemi dëshmitarë, kur ju të thelloheni në të.” Junus, 10:61

“Allahu di dhe vështron çdo gjë.” Haxh, 22:17

“Për ta ditur ju se Allahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë Allahu ka përfshirë çdo gjë me dijen e Tij.”

“Allahu di çdo gjë.”

“Dhe asnjë femër nuk ndjen barrë dhe nuk lind veçse me Gjithëdijen e Tij.” El-Fatir, 35:11

Dija e Tij gjithë-përfshinë rrethon tërë krijesat. Dija e Tij e veçantë është me robërit e Tij besnik. Ai e di gjendjen e robërve të Tij besnik dhe Ai e di gjendjen e umetit. Ai e di se çfarë do të ndodhë para Ditës së Gjykimit dhe në Ditën e Gjykimit. Ai e di se çfarë ka qenë. Asgjë nuk është e fshehur prej Tij. Ai di çdo gjë dhe përfshinë çdo gjë. Kjo është e detyrueshme për të pohuar dhe në të njëjtën kohë duhet besuar se Ai nuk i ngjason krijesave të Tij në asnjë mënyrë. Ky është besimi i Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit.

Shpërndaje: