Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)
Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 74-75
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
34 – Ebu Bekr en-Nejsaburi na tregoi, Abdullah bin Ahmed bin Hanbel na tregoi, Babai im më tregoi, Rauh na tregoi, Ibn Xhurejxh na tregoi, nga Ebuz-Zubejr i cili i tregoi se ai e dëgjoi Xhabirin të pyetej në lidhje me kalimin. Ai përmendi hadithen ku tha:
“Allahu (azze ue xhel) do të thotë: “Unë jam Zoti juaj.” Ata do të thonë: “Duam të shohim Ty.” Pastaj Ai u shfaqet atyre duke qeshur.”
Ai tha: “E kam dëgjuar profetin ﷺ duke e thënë këtë.”1
Transmetuar nga Muslimi në kapitullin e besimit nëpërmjet Ubejdullahit dhe Is’hak bin Mansurit, nga Rauh, nga Ubedeh, nga Ibn Xhurejxhi, nga Xhabiri.
1 Muslimi (191) dhe Ahmedi (3/383).