Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husajn el-Axhurri (v. 360)
Një përmbledhje nga libri “esh-Shari’ah”
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
295 – El-Bera bin Azib (radijAllahu anhu) ka thënë në lidhje me ajetin:
يُثَبِّتُ اللّهُ الَّذِينَ آمَنُواْ بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الآخِرَةِ
”Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër.” 1
“Ky ajet është shpallur në lidhje me dënimin e varrit.”2
296 – Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:
“Një grua jehude erdhi dhe më vizitoi dhe tha: “A e keni dëgjuar atë të thotë diçka në lidhje me dënimin në varr?” Unë i thashë: “Çfarë është dënimi në varr?” Ajo tha: “Pyet atë.” Kur profeti ﷺ erdhi, e pyeta në lidhje me dënimin e varrit. Ai tha: “Dënimi në varr është i vërtetë.” Ai ﷺ sa herë falej gjatë natës dëgjohej duke kërkuar mbrojtje kundër dënimit në varr.” 3
297 – Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:
“I dërguari i Allahu ﷺ hyri tek unë dhe tha: “Unë kam parë se si ju sprovoheni në varret tuaja ashtu sikurse sprova e Dexhallit.” E dëgjova atë ﷺ duke thënë: “O Allah, unë kërkoj mbrojtje tek Ti kundër dënimit të varrit dhe kërkoj mbrojtje tek Ti kundër dënimit të zjarrit.” 4
298 – Enes bin Maliku (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Sikur të mos frikësohesha se nuk do të të vdisni, unë do t’i lutesha Allahut (azze ue xhel) që Ai të ju lejoj të dëgjoni dënimin e varrit.” 5
299 – El-Bera, ose Ebu Ubejdeh (radijAllahu anhum)a kanë thënë në lidhje me ajetin:
وَلَنُذِيقَنَّهُمْ مِنَ الْعَذَابِ الْأَدْنَىٰ دُونَ الْعَذَابِ الْأَكْبَرِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ
“Dhe Ne, do të bëjmë që të shijojnë dënimin e kësaj jete para (atij) dënimit të madh.” 6
“Do të thotë dënimin në varr.”
300 – Sa të këqij që janë ata që mohojnë këto hadithe? Ata kanë devijuar thellë dhe kanë humbur në një humbje të qartë.
1 En-Nisa’ 4:27
2 Bukhari (4699)
3 Muslimi (5804)
4 Bukhari (1049), Muslimi (903), Maliku (1/187)
5 Muslimi (2868), Ibn Hibani (3131), Ahmedi (3/175)
6 Es-Sexhde 32:21