Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.85-86
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ajo që nënvizon më tej këtë kombinim të detyrueshëm është se Ibn Abbasi dhe Ibn Mesudi (radijAllahu anhuma) thanë për ajetin:
وَالْقَوَاعِدُ مِنَ النِّسَاء اللَّاتِي لَا يَرْجُونَ نِكَاحًا فَلَيْسَ عَلَيْهِنَّ جُنَاحٌ أَن يَضَعْنَ ثِيَابَهُنَّ
“Dhe sa për gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më, nuk është gjynah për to në qoftë se e heqin petkun mbulues të tyre.”
“Do të thotë rrobat e tyre të jashtme.” 2
Kjo është dëshmi konkrete që të gjitha gratë duhet të veshin rrobën e jashtme mbi shami dhe se përjashtimi i vetëm janë gratë e moshuara të cilat nuk dëshirojnë të martohen për shkak të moshës së madhe. A nuk është koha që të gjitha gratë e drejta të zgjohen, të fillojnë t’i frikësohen Allahut dhe të veshin rrobën e jashtme mbi shami?
Me sa di unë askush nga ata që kanë shkruar për këtë temë sot, nuk e kanë sqaruar këtë gjykim të qartë, të përmendur konkretisht në Kuran dhe sunnet, gjë që është shumë e çuditshme. Disa prej tyre madje janë thelluar në atë se fytyra e gruas është auret gjë për të cilën ka mospajtim dhe e sakta është se fytyra nuk është auret, ndërsa në këtë libër e shikon të sqaruar me detaje dhe për këtë falënderimi i takon Allahut pasi që me mirësinë e Tij arrihen punët e mira.
1 24: 60
2 Ebu Daudi nr 4111 me një zinxhir të mirë të transmetimi dhe përmes tij el-Bejhaki 7/93 dhe transmetimi tjetër është i tij dhe zinxhiri i transmetimit i të dyve është i saktë. Transmetimi i Ibn Mesudit gjendet tek Ibn Xheriri 18/127 dhe për ta nënvizuar obligimin e kombinimit të veshjes së xhilbabit bashkë me shaminë, shiko etherin nga Aishah dhe ibn Umeri (fq 134-135)