Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

36.Çka duhet thënë para dhe pas ngrënies dhe pirjes?

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Thotë Allahu (te ala):

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُلُواْ مِن طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ وَاشْكُرُواْ لِلّهِ إِن كُنتُمْ إِيَّاهُ تَعْبُدُونَ

“O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë dhe, nëse jeni adhurues të Allahut, falënderojeni Atë!” 2:172

143 – Umer bin Ebi Selemeh (radijAllahu anhu) tha:

I dërguari i Allahut më tha:

يا بني ! سم الله ، و كل بيمينك ، و كل مما يليك

“O djalosh! (Para se të hash) përmende Allahun (thuaj “bismiLah”), ha me dorë të djathtë dhe ha para vetes.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

144 – Aishah (radijAllahu anha) tregoi se dërguari i Allahut ka thënë:

إذا أكل أحدكم فليذكر اسم الله تعالى في أوله ، فإن نسي أن يذكر الله تعالى في أوله ؛ فليقل : بِسْمِ اللهِ ، أَوَّلَهُ وَ آخِرَهُ

“Kur ndonjëri prej jush dëshiron të hajë ushqim, le ta përmend emrin e Allahun para se të hajë (le të thotë “bismiLah”). E nëse harron që ta përmend emrin e Allahut në fillim të ushqimit, atëherë le të thotë: “Me emrin e Allahut në fillim dhe në mbarim”.”

Transmeton Tirmidhi cili tha:  “Hadithi është i mirë dhe autentik.”

Autentik sipas Ibn Hibanit, Hakimit dhe Dhehebiut, e cila është e saktë duke pasur parasysh se hadithit vërtetohet përmes tre rrugëve të transmetimit të tjera.

145 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka thënë:

“I dërguari i Allahut asnjëherë nuk gjente të meta në ushqim. Nëse i pëlqente e hante nëse jo e lente.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

146 – Uahshij tregoi një herë prej herësh, sahabët thanë:

“O i dërguar i Allahut, me të vërtetë ne po hamë por nuk po ngopemi!”

Profeti ﷺ tha:

فلعلكم تفترقون ؟

“A mos ndoshta ju po hani ndaras nga njëri-tjetri?”

Ata i thanë: “Po.”

Pastaj, ai u tha:

فاجتمعوا على طعامكم ، و اذكروا اسم الله ، يبارك لكم فيه

“Tubohuni përreth ushqimit (sofrës) tuaj dhe përmendeni emrin e Allahut (thoni “bismiLah” para se të filloni të hani) në mënyrë që të bëhet i begattë për ju.”

Transmeton Ebu Daudi dhe Ibn Maxheh. Hadithi është i mirë.

147 – Enesi (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ka thënë:

إن الله ليرضى عن العبد أن يأكل الأكلة فيحمده عليها ، أو يشرب الشربة ، فيحمده عليها

“Me të vërtetë Allahu është i kënaqur me robin i cili kur të hajë ndonjë ushqim e falënderon Allahun për të, ose kur të pijë ndonjë gjë e falënderon Allahun për të.”

Transmeton Muslimi.

148 – Muadh bin Enesi (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari Allahut ka thënë:

من أكل طعاما ، فقال : اَلْحَمْدُ للهِ الَّذِي أَطْعَمَنِي هَذاَ ، وَ رَزَقَنِيه مِنْ غَيْرِ حَوْلٍ مِنِّي وَ لاَ قُوَّةٍ ؛ غفر له ما تقدم من ذنبه

“Kush ha ndonjë ushqim dhe thotë: “Falënderimi i takon Allahut i Cili ma mundësoi të ha këtë ushqim dhe më furnizoi pa mundësinë dhe fuqinë time,”

do t’i falen mëkatet e tij të mëhershme.”

Tirmidhi tha haidithi është i mirë. Kjo është e saktë gjë të cilën e tha edhe Hafidh Ibn Haxheri. Ky transmetohet edhe nga Ebu Daudi dhe Ibn Maxheh.

149 –  Një njeri i cili i kishte shërbyer Profetit , se e kishte të dëgjuar atë kur i ofrohej ndonjë ushqimi, thoshte:

بِسْمِ اللهِ

“Me emrin e Allahut.”

Ndërsa kur përfundonte të ngrënit, thoshte:

اَللُّهُمَّ أَطْعَمْتَ ، وَ أَسْقَيْتَ ، وَ أَغْنَيْتَ ، وَ أَقْنَيْتَ ، وَ هَدَيْتَ ، وَ أَحْيَيْتَ ، فَلَكَ الْحَمْدُ عَلَى ماَ أَعْطَيْتَ

“O Allahu im, Ti më ke ushqyer, Ti më ke dhënë për të pirë, Ti më ke dhënë pasuri, Ti më ke bërë të kënaqur (të mjaftohem me këtë ushqim), Ti më ke udhëzuar, Ti më ke dhënë jetë; andaj ty të takon falënderimi për të gjitha që m’i ke dhënë.”

Transmeton Nesai dhe të tjerët. Zinxhiri i transmetimit është autentik.

150 – Ebu Umameh (radijAllahu anhu) tregoi se thoshte kur i shtrohej tryeza e ngrënies:

اَلْحَمْدُ لِلَّهِ كَثِيراً ، طَيِّباً ، مُباَرَكاً فِهِ ، غَيْرَ مَكْفِيٍّ ، وَ لاَ مُوَدَّعٍ ، وَ لاَ مُسْتَغْنىً عَنْهُ رَبُّناَ

“E falënderoj Allahun (me falënderime) të shumta, të mira e të bekuara; falënderime të cilat janë të pamjaftueshme dhe të pandërprera, pa të cilat nuk bën aspak (për të cilat kemi nevojë), o Zoti ynë.”

Transmeton Bukhari.

Shpërndaje: