Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

56.Leximi në namazin e akshamit

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 100-101

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

4 – Namazi i akshamit

Profeti lexonte prej sureve “mufessel” të shkurtëra1. Pra namazet ishin aq të shkurtra sa që ata mund të faleshin me të dhe pastaj të largohen nga aty dhe ende të shohin se ku kanë rënë shigjetat e tyre.2

Nëse ai udhëtonte, ai lexonte suren ”Et-Tin” në rekatin e dytë.

Ndonjëherë ai lexonte prej sureve “mufessel” më të gjata dhe mesatare. Për shembull, ai mund të lexonte suret ”Muhammed”4, ”Et-Tur” 5 dhe ”El-Murselat”, të cilën ai e bëri në namazin e fundit.6

Në disa raste, ai lexoni suren ”El-A’raf” në të dy rekatet7 dhe nganjëherë suren ”El-Enfal” në të dy rekatet.8


1 Bukhari dhe Muslimi.

2 Nesai dhe Ahmedi me zinxhir autentik.

3 Tajalisi dhe Ahmedi me zinxhir autentik.

4 Ibn Khuzejmeh (3/166/1), Tabarani dhe El-Makdisi me zinxhir autentik.

5 Bukhari dhe Muslimi.

6 Bukhari dhe Muslimi.

7 Bukhari, Ebu Daudi, Ibn Khuzejmeh (1/68/1), Ahmedi, Es-Saraxh dhe El-Mukhlis.

8 Tabarani në ”El-Mu’xhem El-Kebir” me zinxhir transmetimi autentik.

Shpërndaje: